Politike 8 Qershor 2019, 12:38

Protesta, Basha i prerë: Asnjë hap pas! Sot dita e bashkimit

Shkruar nga Pamfleti
Protesta, Basha i prerë: Asnjë hap pas! Sot dita e bashkimit

Plani për të rrëzuar Ramën/ Basha bën njoftimin e rëndësishëm për në 8 Korrik: Asnjë hap pas!

Pak para portestës që do të zhvillohet sot pasdite, ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale edhe kreu i Pd, Lulëzim Basha. Ai thotë se demokratët janë të vendosur të mos bëjnë asnjë hap pas.

Edhe më herët Basha këtë protestë e ka quajtur si më e madhja e bashkimit të mbarë shqiptarëve.

STATUSI I BASHËS
Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria për ta çuar këtë betejë drejt fitores së sigurtë, është investimi më krenar për fëmijët, për të ardhmen e tyre dhe të çdo shqiptari. Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini sonte në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë. Asnjë hap pas! #8qershor#ShqipëriaSiEuropa

Politike