Aktualitet18 Mars 2019, 22:27

Protesta, Dom Gjergj Meta: Mëkati i politikës shqiptare është ndarja e popullit në ‘ne dhe ato’

Shkruar nga Pamfleti
Protesta, Dom Gjergj Meta: Mëkati i politikës shqiptare

Protesta, Dom Gjergj Meta: Mëkati i politikës shqiptare është ndarja e popullit në 'ne dhe ato'

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka qenë i ftuar këtë mbrëmje në studion e programit “A Shoë”.  I pyetur rreth situatës politike në vend Ipeshkivi u shpreh se një nga mëkatet  më të mëdha të politikës shqiptare është ndarja e shoqërisë me ne dhe ato.

Dua të marr një mendim të disa aksioni politik, apo të një narrative që krijon një grup politik përkundër një tjetri.

Unë nuk hy në zgjedhje tyre. Nga pikëpamja ime një nga mëkatet e politikës, është ndarja e shoqërisë me ne dhe ato. Ne jemi ato të mirët këto janë të këqinjtë. Nuk mendoj që shkon dhe nuk i bën mirë shëndetit të jetës. Përtej asaj që ndodh sot. Ne trashëgojmë rininë tonë në të ardhmen. Ka një përplasje shumë të fortë me urrejtje. Edhe të rinjtë kanë një shpirt antagonist dhe agresiv ndaj të tjetrit. kJo e dëmton shoqërinë shqiptarenga pikëpamja shoqërore. Shohim si trajtojmë gjërat. Unë do thoja që kemi një kulturë të ulët demokratike.

Mund t’i kërkosh zotit zgjidhje për dy probleme konkrete të politikës shqiptare

Nuk dua të citoj Fishten. Fishta i thotë zotit, kishte edhe zemërimin e Fishtes. Dhe i thoshte: O zot pse i çon rrufetë mbi lisa.

Aktualitet Dom Gjergj Meta: Mëkati i politikës shqiptare është ndarja e popullit në 'ne dhe ato' Protesta