Politike 1 Shkurt 2023, 23:12

Protesta e 11 shkurtit, Berisha e ka sërish hallin te vula e PD: Do ta shporrim Ramën, po na merr partinë

Shkruar nga Pamfleti

Duke paralajmëruar se protesta do të jetë e fuqishme me 11 shkurt, ish-kryeministri Sali Berisha ka kërcënuar se opozita do ta shporrë Ramën nga karrigia e kryeministrit.

Në “Ora News”, ai sulmoi edhe Alibeajn. Sipas tij, Alibeaj bashkëpunon me Ramën

Ne do ta shporrim Edi Ramën në një akt dhe mision epik si armik primitiv që kërkon të shuajë pluralizimin në Shqipëri. Alibasha përfaqëson një përqindje fare të vogël. Ky (Rama) do partinë e madhe që përmbysi etërit e tij ta shndërrojë në një gjë të parëndësishme dhe të vazhdojë veprën e tij të zezë që nisi me McGonigal. Jo. Do ti përgjigjen shqiptarët. Protesta do të jetë të fuqishme“, tha ai.

Berisha sulmoi edhe ambasadoren amerikane. Sipas tij, ajo ka gisht në shpalljen e tij “non grata”.

Këtu ka ndërhyrë, e kam demaskuar, zonja Yuri Kim. E ka pranuar se ka ndërhyrë, e shiti Erion Veliaj. Veliaj pasi e mori përsipër dhe bëri ndërhyrjen më dërgoi fjalë se e kam bërë dhe ajo se mohoi dot“, tha ai.

Por në fund Berisha e tregoi se halli i tij në fakt është gjyqi për vulën e PD dhe jo skandali me agjentin e FBI.

Ky është skenari i nisur me McGonigal dhe që vazhdon Edi Rama në mënyrën më kriminale. Vendimi nuk regjistrohet vetëm me urdhër politik nga Edi Rama, ka urdhëruar kancelarin: Mos regjistro vendimin e gjykatës! Enkelejd Alibeaj në kundërshtim me çdo parim ka kërkuar të bëhet palë me një proces që nuk është. Nuk ka armiq më të egër të ligjit dhe drejtësisë sësa prokurori dhe gjykatësi që shkruan ligjin“, tha ai.


smile

Politike #Vula e PD Berisha Protesta