
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka folur lidhur me aktualitetin politik në vend dhe problemet me të cilat përballen qytetarët shqiptarë. Mes të tjerash ai foli në lidhje me protestën kombëtare të paralajmëruar mbrëmjen e djeshme nga kreu i PD Sali Berisha që pritet të mbahet më 11 shkurt.
Ai u shpreh se është pro protestave, por se nuk i mbështet ato të dhunshme pasi ky nuk është mesazhi që duhet tu përcillet të rinjve. Sula tha se e keqja e madhe e këtij vendi është pa dyshim mazhoranca dhe kryeministri Rama, por se situata e krijuar është edhe për pasojë e defekteve të opozitës e cila nuk ngjall më shpresë.
“Nuk do të jem pjesë e protestës, por e kam thënë se jam opozitar. Nëse do të thirret një protestë në interesat e qytetarëve do shkoj. Ky është parimi im. Unë jam për protesta paqësorë, jo të dhunshme. Unë nuk jam as për proteste e 21 janarit, pasi jam kundër dhunës. Kjo është një shoqëria që ka vuajtura nga dhuna, dhe nuk ja për atë. Por, problematika është e madhe ,por jam nga ata që jam shpresëplotë që do të zgjidhet problem. Ndryshimi nga shumë politikanë është që jam I lirë. E vërtetë është që Rama, Berisha, BASHA, Kryemadhi bashkë kanë dalë, kanë qarë, gëzuar, prishur dhe gëzuar. Deri dje Basha ishte burrë I mirë, takoheshin buzë më buzë. Problem i madh është që opozita është e përçarë dhe nuk po ngjallim shpresë. Unë nuk mund të rri i heshtur dhe të mbyll gojën për qëndrime apo për ata që anë në poste që nuk duhen në PD”, u shpreh Sula.