Politike27 Nëntor 2022, 13:22

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha sfidon Policinë: S’ka forcë në botë që mund të na pengojë

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e 6 dhjetorit, Berisha sfidon Policinë: S’ka forcë

Pasi Policia e Shtetit dhe bashkia e Tiranës i propozuan që protestën e 6 dhjetorit ta zhvillojë te sheshi ‘Skëndërbej’, Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat se nuk kishte forcë në botë që do ta ndalonte këtë organizim.

Më tej ai theksoi se protesta do të mbahej para kryeministrisë dhe kërkoi që bashkia e Tiranës të mos përzihej.

“6 dhjetori protesta më e madhe do mbahet para Kryeministrisë, bashkia të mos përzihet se s’ka forcë në botë që mund të pengojë.

Ramës i intereson dhuna atë ditë por bën mirë që as dyert të mos i blindojë se do bëjë lajm botëror.

Jemi në protestë pro samitit dhe kundër Ramës”, tha Berisha në deklaratë për mediat.

 

Politike Berisha Protesta e 6 Dhjetorit