Politike28 Nëntor 2022, 13:47

Protesta e 6 dhjetorit, Frrok Çupi: Skenar i Moskës, Berisha do të provokojë!

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e 6 dhjetorit, Frrok Çupi: Skenar i Moskës, Berisha do

Analisti Frrok Çupi ka folur mbi skenarët e mundshëm të protestës së 6 dhjetorit, e cila do të mbahet në të njëjtën ditë me samitin e liderëve botërore që do të vijnë në Tiranë. Çupi ka paralajmëruar tensione në këtë tubim të thirrur nga Sali Berisha.

“Patjetër që do të ketë tensione. Qeveria duhet të jetë e përgatitur për çdo skenar”, u shpreh Çupi.

Përsa i përket protestuesve, ai u shpreh se ato nuk janë qytetarë, siç i cilësojnë demokratët (e Berishës), por janë militantë.

“Këta (PD-ja) duan ta shkatërrojnë Samitin, dhe janë me urdhër të Moskës. Gjithçka mund të ndodhë, Berisha do të provokojë deri në fund prishjen e paqes dhe të provokojë Perëndimin”, u shpreh Çupi.

Politike Frrok Cupi Protesta e 6 Dhjetorit