Politike 4 Korrik 2022, 11:09

Protesta e Berishës, Kryemadhi : Kush mendon se po vidhet nga hajduti i gjatë, të vijë në shesh!

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e Berishës, Kryemadhi : Kush mendon se po vidhet nga hajduti i

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka konfirmuar pjesëmarrjen e anëtarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në protestën e 7 korrikut të thirrur nga Sali Berisha.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Kryemadhi tha se është ftuar në protestë dhe kushdo që beson se vendi po vidhet nga “hajduti i gjatë i Tiranës”  ka arsye për të protestuar më 7 korrik.

“LSI është e ftuar  për të marrë pjesë në protestë më 7 korrik. Ne kemi marrë pjesë në çdo protestë, edhe të shoqërisë civilë. Është një protestë që kush beson që shqiptarët vidhen nga hajduti i gjatë i Tiranës, ka një arsye për të protestuar më 7 korrik. Por edhe ata që janë të pakënaqur me klasën politike. Ne mbyllëm sytë përballë instalimit të autokracisë së Ramës. Të përdorësh një skemë të tillë të evazionit fiskal…ky është grup i strukturuar kriminal. Shkatërrimi i kompanive të ndërtimit…”, deklaroi Kryemadhi.

Politike #Protesta e 7 Korrikut Edi Rama Monika Kryemadhi Sali Berisha