Politike28 Qershor 2022, 14:53

Protesta e foltores me 7 korrik, Berisha zbulon kush do e drejtojë

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e foltores me 7 korrik, Berisha zbulon kush do e drejtojë

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se protesta e thirrur nga ai vetë më 7 korrik është e një rëndësie të madhe.

Berisha tha se po bën të gjitha përpjekjet për të afruar partitë politike si ato në parlament ashtu edhe jashtë tij.

Ndërkohë ai u ka lënë porosi anëtarëve Këshillit Kombëtar “të zbresin në çdo grup seksioni e në të gjithë shtrirjen e PD për të bërë mobilizimin maksimal për këtë protestë”.

Ka një klimë shumë pozitive te qytetarët për protestën shoqëria civile është e tëra në këmbë për të dhënë kontributin e saj në organizimin e kësaj proteste. Faktikisht protestën e drejton tashmë fronti “Për shpëtimin e Shqipërisë”.

Kam shumë besim se partitë politike opozitare parlamentare jo parlamentare do i bashkohen protestës e do zhvillohen të gjitha tratativat me to.

Por të gjithëve ju anëtarëve të Këshillit Kombëtar drejtuesve u bie detyra të zbresin në çdo bllok grup seksioni e në të gjithë shtrirjen e PD për të bërë mobilizimin maksimal për këtë protestë.

Kjo protestë mblidhet, thirret, në një kohë kur vendi tashmë ka opozitën e vërtetë. Nuk ka më as manipulime e asgjë tjetër ka vetëm mbrojtje të interesave të qytetarëve. Kam shumë besim se qytetarët do i japin të gjithë asaj proteste përmasat dhe seriozitetin që ajo meriton”, u shpreh Berisha.

Politike #Protesta e 7 Korrikut Berisha