Aktualitet13 Prill 2019, 15:38

Protesta e opozitës, Rama merr masa shtesë, Kryeministria rrethohet me gardhe hekuri e kamera

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e opozitës, Rama merr masa shtesë, Kryeministria rrethohet me

Protesta e opozitës, Rama merr masa shtesë, Kryeministria rrethohet me gardhe hekuri e kamera

Policia e shtetit është mobilizuar për protestën e stome të orës 18:00. Kryeministria është e rrethuar me gardhe hekuri, ndërsa perimetri perrreth monitorohet me kamera sigurie. Më shumë se 1500 efektivë policie janë angazhuar në mbarëvajtjen e protestës.

Automjetet me xhama të errët ose të mbyllura, i janë nënshtruar kontrolleve, ndërsa qarkullimi në sheshin para kryeministrisë u bllokua pak orë para tubimit.

Dera hyrëse e kryeministrisë është izoluar me material të fortë, për të shmangur dëmtimin e mundshëm, ndërsa përballë është montuar një skenë me foni.

Duke marrë shkas nga përplasjet e herëpas hershme të protestuesve gjatë manifestimeve të mëparëshme të opozitës, pas godinës së qeverisë ndodhen 4 autobotë me ujë, në gadishmëri për të shmangur mësymjen në kryeministri.

Shtyllat me graso dhe kamerat me rezolucion të lartë mbeten të pandryshuara si në çdo protestë.

Aktualitet opozita Protesta