
Protesta e opozitës, reagon Erion Braçe: Janë qesharakë, paraja e madhe nuk e bën dot mendjen
Erion Braçe, deputeti i Partisë Socialiste, ka reaguar për protestën e thirrur nga Sali Berisha, kundër kryeministrit Edi Rama.
Braçe është marrë me pankartat që protestuesit kanë vendosur që të përdorin gjatë marshimit dhe jo me arsyen se pse u thirre kjo protestë.
Sipas deputetit ato janë shumë qesharake dhe e ka quajtur ditën e protestës si dita e humorit për Tiranën.
Më tej ai nuk ka kursyer as ironinë me opozitën, duke thënë se se paraja e madhe që kanë nuk bën dot mendjen.
“Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha!
Ooooo zoooooot!
Kamza i del zot Shqiperise!
Po si ka mundësi qe janë kaq qesharake?!
Po si ka mundesi qe me aq shume para sa kane, prodhojnë veç kaq; ja qe paraja e madhe nuk bën dot mendjen!
Nga DALZOTSAT E KAMZES tek BIGBROTHERISTAT e tallavasë së përhershme qe shiten si e mira e xhanit e ne fund po ju del xhani politik, TIRANA NE 103 VITE KRYEQYTET, KA DITET E SAJ TE HUMORIT!
NUK I MUNGOJNE KURRE;
KJO NUK NDRYSHON ASNJEHERE!
Ndaj ky qytet ka kaq shume ngjyra!”, shkruan Braçe në Instagram.
Ndryshe nga herët e kaluara, kauza e kësaj proteste është skandali “McGonigal”. Kryeministri Rama dyshohet se ka bërë pazare me ish-agjentin e FBI Charles McGonigal, ndërsa opozita pretendon se ai ka kërkuar të hetohet mbi lobimet e PD në SHBA, ku më pas shpërtheu skandali i parave ruse.
Fillimisht Meta e Berisha qëndruan te selitë e partive të tyre, më pas u nisën drejt Kryeministrisë, aty dhe ku do të mbahet tubimi. Militantët nga ana tjetër u tubuan në sheshin “Skënderbej” dhe para selisë së PD, për tu drejtuar më pas në bulevard.