Kosova20 Shtator 2022, 19:27

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e paralajmëruar nga Partia Socialdemorkate (PSD) për të mërkurën e 21 shtatorit ka bërë që kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova ta anulojë një vizitë në Gjilan.

Kështu të martën ka njoftur Gjykata Speciale, pasi PSD-ja e drejtuar nga Dardan Moliqaj do të organizojë protestë kundër vizitës së saj në Kosovë.

Takimi i planifikuar i Trendafilova me pjesëtarë të shoqërisë civile do të zhvillohet përmes internetit.

Gjykata Speciale ishte themeluar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015.

Pesë vite më vonë kishin nisur edhe arrestimet.

Pjesë e të arrestuarve ishte edhe Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës.

Por janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim edhe themelues të UÇK-së si Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

E mbi akuza për “ndërhyrje në drejtësi”, janë të dënuar me burg dy ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Prishtine

Kosova