Aktualitet21 Maj 2018, 21:49

Protesta e PD të shtunën, Rama qytetarëve: Ja me çfarë do të përballen të gjithë ata që do të dalin

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e PD të shtunën, Rama qytetarëve: Ja me

Protesta e PD të shtunën, Rama qytetarëve: Ja me çfarë do të përballen të gjithë ata që do të dalin

Në një intervistë për “ABC” Edi Rama ndër të tjera ka folur edhe për protestën që pritet të  mbahet më 26 maj nga opozita.

Rama u shpreh se kjo protestë nuk është një aksion opozitar, por opozita ka marrë përsipër një gjë shumë të rëndë, që është pikërisht pengimi i hapjes sw negociatave.

Kreu i PS tha se “Të gjithë ata që do shkojnë në protestë, do të kuptojnë sa keq janë përdorur dhe sesa pabesisht janë tërhequr në një rrugë proteste, që nuk është një rrugë për të udhëhequr vendin”.

Pjesë nga intervista:

Rama: Nuk është aksion opozitar, por opozita ka marrë përsipër një gjë shumë të rëndë, të minojë çeljen e negociatave.

Gazetarja: Një vit më parë nënshkruan marrëveshje me Bashën, çfarë ndryshoi?

Rama: Fakti që mesa duket kur firmosën marrëveshjen, ai mendoi se do fitonte zgjedhjet, por humbja e thellë i riktheu aty ku ishin, ndoshta dhe më poshtë.

Gazetarja: Është arrogante qeveria juaj? A nuk do të ishit ju më bashkëpunues me opozitën?

Gjithmonë ka më shumë për të bërë në këtë drejtim, por realisht jemi shumë larg, sepse opozita ka vendosur një distancë shumë të madhe.

Lidershipi i opozitës është i dëshpëruar, madje madje nuk besoj se ka nevojë të më kërkohet shumë mua në këtë, sepse e thotë vetë Basha që Ramën nuk e mundim dot me vota por duhet të gjejmë forma të tjera.

Aktualitet Përballja Protesta e PD Rama Zhgënjimi i pjesëmarrësve