
Gazetari Poli Hoxha thotë se protesta e opozitës ishte pa moral.
Ai tha se Sali Berisha dhe Ilir Meta me këtë protestë, donin t’i tregonin ndërkombëtarëve se kanë mbështetjen e popullit.
Gazetari e cilësoi protestën pa një frymë të shëndetshme.
“Nuk u ndje fryma e protestës. Meta ende pa ikur njerëzit u shfaq tek selia e LSI-së, u largua. Unë kuptova se këta të dy donin t’i tregonin ndërkombëtarëve që ja ne kemi njerëz. M’u duk si një imitim, sesa një protestë. Unë do e quaja një zhgënjim. Protesta e opozitës ishte pa moral”, tha ai.
Të shtunën protesta e opozitës përpara Kryeministrisë zgjati vetëm 2 orë.
Në protestë pati 20 folës, ku në listë ishte Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Të dy liderët, hodhën akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për shpopullimin e vendit, situatën ekonomike dhe korrupsionin.
Protestuesit çanë kordonin e policisë dhe hynë në oborrin e Kryeministrisë, ku hodhën bojë në dyert dhe dritaret e godinës.
Për mbarëvajtjen e protestës, ishin në gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore u mbyllën që prej orës 15:00.