
Ndërsa javën e kaluar Basha ishte në rrethrrotullimin e Milotit, këtë rradhë ka zgjedhur Elbasanin. Në ora 18 Basha do të jetë në krye të protestuesve elbasanas ku edhe do të japë mesazhet e protestës.
E veçanta e kësaj proteste është se bllokimi i rrugëve në pikat më nevralgjike të vendit, do të zgjasë dy orë pa ndërprerje e jo si në protestat e tjera, kur bllokimi zgjati një orë.
Pikërisht sot në ora 18’00, opozita ka njoftuar bllokimin e rrugëve në përpjekje për të mposhtur qeverinë në qëndrimet e saj të cilat nuk pranojnë kushtet që ka vendosur opozita.