Politike25 Nëntor 2022, 12:41

Protesta në ditën e samitit të BE në Tiranë, Berisha: Do respektojmë rregullat

Shkruar nga Pamfleti
Protesta në ditën e samitit të BE në Tiranë, Berisha:

Ish kryeministri, Sali Berisha thotë se gjithë shqiptarët  kudo që ndodhen duhet ti bashkohen protestës së 6 dhjetorit, ditën kur në Tiranë vijnë liderët e BE.

Berisha sqaroi se protesta ka si synim të paraqesë të vërtetat e shqiptarëve dhe pa dyshim do të marrë në konsideratë respektin dhe mikpritjen ndaj përfaqësuesve europianë.

Ish-kryeministri garantoi se protesta do të jetë qytetare, paqësore dhe liderët e BE do të respektohen sipas rregullave shqiptare.

“Garantoj se PD vendosmërisht përcaktohet për një tubim i cili ka synim më madhor paraqitjen e të vërtetave popullit opozitar në mënyrë civile dhe ka konsideratë të plotë garancinë e sigurisë të miqve që vijnë, respektin dhe rigoroz të rregullave shqiptare.

Ky është qëndrimi ndërkohë që thirrja ime është për çdo shqiptar të dalim atë ditë të protestojmë për të dëshmuar përkushtimin tonë jetik ndaj vlerave evropiane, vlera që në këto 8 vite janë deformuar dhe deri diku zhdukur nga regjimi i Edi Ramës dhe narkoshtetit të tij, çka ka katandisur Shqipërinë që feston 110 vjetorin e pavarësisë, 53 vende me poshtë sesa shteti i ri i pavarur i Kosovës në treguesin e zbatimit të ligjit, por mjerisht nën diktaturën komuniste të Vietnamit”, u shpreh Berisha.

Politike Berisha Protesta e 6 Dhjetorit