Aktualitet 2 Prill 2018, 05:42

Protesta në Kalimash/ Prokuroria e Kukësit lëshoi 24 urdhër arreste, 8 prej të arrestuarve ndodhen në Tiranë (Emrat)

Shkruar nga Pamfleti
Protesta në Kalimash/ Prokuroria e Kukësit lëshoi 24 urdhër

Protesta në Kalimash/ Prokuroria e Kukësit lëshoi 24 urdhër arreste, 8 prej të arrestuarve ndodhen në Tiranë (Emrat)

Ditën e dielë, policia e Kukësit arrestoi në banesat e tyre, personat që mendohet të kenë qenë pjesëmarrës në protestën kundër taksës në ‘’Rrugën e Kombit’’. Ndalimi i tyre u bë, pasi gjatë protestës së zhvilluar më datë 31.03.2018 në kabinat e kalimit me pagesë të automjeteve, kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë, si dhe u kanë vënë zjarrin kabinave.

Report TV ka siguruar listën e personave të arrestuar që janë transferuar nga Kukësi në Tiranë në Drejtorinë qendrore dhe disa komisariate. Në kryeqytet janë transferuar 8 të arrestuar nga 24  që janë ndaluar gjithsej, ndërsa pjesa tjetër janë në Drejtorinë e Policisë në Kukës. Të arrestuarit pritet që të dalin nesër ose pasnesër para gjykatës.

Të arrestuarit që ndodhen në Tiranë
Hasim Koloshi
Hasim Ornuzi
Florin Novruzi
Xhevair Gashi
Edmond Mamuja
Shpetim Doda
Xhevair Hereni
Vasil Haçi

Aktualitet Protesta në Kalimash të arrestuarit