
Sali Berisha
Ish kryeministri Sali Berisha ka nisur fjalën e tij para protestuesve të mbledhur përballë kryeministrisë.
Berisha i ka kërkuar Ramës të japë dorëheqjen sepse sipas tij tani cunami popullor ka filluar.
Më tej ai nuk i ka kursyer akuzat ndaj Edi Ramës se është kryeministër i korruptuar në Europë.
“Në këtë cunam popullor të revolucionit demokratik, shqiptarë kudo që jeni në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Europë, SHBA, që keni pritur me padurim këtë ditë të madhe të siparit të revolucionit demokratik së monizmit të dytë në Shqipëri, një mbështetje vëllazërore. Miqtë e mi do ta nis fjalën time me një shprehje të të famshmit “George Orwell” i cili shkruan se është akt revolucionar të thuash të vërtetën në kohë gënjeshtre. Ndaj sot do themi të vërtetat tona. Pra qëllimi më themelor i këtij revolucioni është të mbrojmë të vërtetat. Rroftë fitorja!Opozita properëndimore e Shqipërisë u tregoi të vërtetën liderëve europianë se Edi Rama është kryeministri më i korruptuar në Europë, ase është kreu i narkoshtetit të kontinentit, se Edi Rama është narkokrati që duke vjedhur votën, buxhetin, pasurinë publike të shqiptarëve është shndërruar në shpresëvrasësin më të madh në Europë dhe në botë. Të gjtihë e mbani mend baltën që hodhi Edi Rama mbi opozitën për ta heshtur atë”, tha Berisha.