Aktualitet 8 Korrik 2022, 18:51

Protestat në Shkup/ Ndërhyjnë amerikanët, kërkojnë që të votohet sa më shpejt propozimi francez

Shkruar nga Pamfleti
Protestat në Shkup/ Ndërhyjnë amerikanët, kërkojnë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që t’i jepet fund bllokadës së negociatave për Tiranën dhe Shkupin.

Ambasadorja amerikane në Maqedoni, Kate Marie Byrnes, përmes një letre të hapur drejtuar qytetarëve vendas, ka kërkuar që të pranojnë propozimin e Francës për mosmarrëveshjet me Bullgarinë.

Anëtarësimi në BE do ta bëjë vendin tuaj më të fortë. Anëtarësimi në një organizatë ndërkombëtare, aq më pak pjesëmarrja në ato procese, është punë e vështirë dhe vjen me vendime të vështira… Por, pranimi i këtij propozimi do të thotë që më në fund do të keni një vend në tryezën e negociatave të anëtarësimit. I vendos vendet anëtare të BE-së, shumë prej të cilave janë partnere dhe aleate tuaj të ngushta, në një dhomë me ju… Pasi të filloni negociatat, do të keni më shumë mjete dhe falë metodologjisë së re, qasje më të hershme në fondet dhe programet e BE-së – të cilat mund t’i përdorni për të realizuar qëllimet tuaja dhe për të ndërtuar të ardhmen që dëshironi për veten dhe fëmijët tuaj”, ka shkruar ambasadorja amerikane.

Sipas saj, propozimi i ri francez nuk cenon gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe se përmbajtja e tij më shumë është teknike.

Ai (propozimi) njeh gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe i mbron ato nga sfidat e mëtejshme. Megjithëse mund të mos jetë i përsosur, propozimi bën atë që është e domosdoshme: mbron interesat tuaja thelbësore dhe nis negociatat dhe procesin dinamik të shqyrtimit. Në këndvështrimin tonë pragmatik, ai përfaqëson realisht mundësinë më të mirë për ta çuar, më në fund, vendin tuaj përpara në rrugën e tij drejt BE-së, duke forcuar kontrollin mbi të ardhmen tuaj”, vlerëson Byrnes.

Shkupi prej disa ditësh është mbërthyer nga protestat e shumta dhe opozita e kundërshton propozimin francez. Drafti ka shkuar në Parlament dhe aty prite të merret vendimi final. Por duket se qëndrimi amerikan është dhe një mbështetje për qeverinë dhe shuplakë për opozitën.

Kryesore Maqedoni negociata SHBA