Politike18 Nëntor 2022, 13:06

Protestë në ditën e samitit BE-Ballkani Perëndimor? Berisha: Europës do i tregojmë problemet e shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti
Protestë në ditën e samitit BE-Ballkani Perëndimor? Berisha:

Ish kryeministri Sali Berisha është pyetur sot se kur do të jetë protesta e radhës.

Ndonëse nuk ka dhënë datë për të cilën do të vendoset në mbledhjen e kryesisë por nga ajo që lë të kuptohet data mund të jetë 6 dhjetori, pikërisht ditën kur pritet të organizohet  samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor.

“Sot është mbledhja e kryesisë dhe unë do të sugjeroj protestën e radhës. Europa vjen në Tiranë, Shqipëria duhet të vijë në Europë në Tiranë për të paraqitur këto problem të tmerrshme që po përballen qytetarët. Në mënyrën më paqësore dhe duke garantuar asnjë lloj vështirësie veçse mikpritje për samitin e krerëve të qeverive të vendeve të BE-së por duke nderuar Shqipërinë në një përfaqësim tjetër që bën Edi Rama. Cila do të jetë dita do ta përcaktojë kryesia e Partisë por është rast për çdo shqiptar. Të vërtetat e mëdha të kombit duhet të dalin një nga një.”, tha Berisha.

Samiti i radhës mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet me 6 dhjetor në kryeqytetin e Shqipërisë.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel përmes një postimi në Twitter.

“Ne do të zhvillojmë samitin e ardhshëm Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor në rajon – më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri  për të riafirmuar angazhimin tonë të përforcuar”, shkroi Michel.

 Michel tha se Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian kanë nevojë për njëri-tjetrin.

‘Ballkani Perëndimor është një përparësi kryesore për Bashkimin Evropian. BE dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”.

Politike