Kosova31 Janar 2023, 14:19

Protestë në Prishtinë, qytetarët thirrje Albin Kurtit: Mos lejo formimin e Asosacionit

Shkruar nga Pamfleti
Protestë në Prishtinë, qytetarët thirrje Albin Kurtit: Mos

Dhjetëra qytetarët janë mbledhur këtë të martë në Prishtinë, ku po protestojnë kundër formimit të Asosacionit.

Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, me pankarta në duar, qytetarët i kanë bërë thirrje qeverisë që të mos pranojë “Zajednicën”.

Më herët gjatë ditës së sotme, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, u mbajt një takim në të cilin u diskutua në lidhje me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.Në përfundim të takimit reagoi dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale, tha se SHBA-të vazhdojnë të shtyjmë përpara për zbatimin e të gjitha angazhimeve të dialogut.

“Sot gjatë ditës, mbajtëm një seancë dëgjimore për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. U jemi mirënjohës palëve të interesuara të që ishin të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të dialogut”, thuhet në deklaratë.

Deklarata vjen pas një diskutimi të mbyllur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që u mbajt të martën në Ambasadën amerikane në Prishtinë.

Marrëveshja për formimin e këtij asociacioni është arritur në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por nuk është zbatuar kurrë.

Në diskutim morën pjesë zyrtarë qeveritarë, liderë të partive politike, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe diplomatë.

Ambasada amerikane tha përpara diskutimit se pret të dëgjojë “opinione të menduara mirë”.

Prishtine #Protestë në Prishtinë Asosacioni qytetarët thirrje Albin Kurtit