Bota 2 Prill 2022, 20:39

Protestuan kundër pushtimit, ushtarët rusë arrestojnë civilët ukrainas në Enerhodar; të shtëna dhe granata trullosëse p

Shkruar nga Pamfleti
Protestuan kundër pushtimit, ushtarët rusë arrestojnë

Foto Ilustruese

Forcat ruse kanë shpërndarë me forcë qytetarët që ishin duke protestuar kundër pushtimit të qytetit ukrainas Enerhodar, pjesë e rajonit të Zaporizhzhia.

Lajmi është raportuar nga kompania ukrainase për energjinë bërthamore Energoatom, e cila njofton se ushtria ruse ka shtënë me armë në ajër dhe hedhur granata trullosëse në drejtim të turmës për të shpërndarë protestuesit. Po ashtu, është arrestuar një numër i konsiderueshëm civilësh.

Kujtojmë se, Kievi zyrtar vijon thirrjet ndaj faktorit ndërkombëtar për rritur presionin ndaj Rusisë me qëllim tërheqjen nga Ukraina. Më herët, përmes një deklarate për shtyp, këshilltari i Zelenskyt Mykhailo Podolyak theksoi se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nuk janë të mjaftueshme dhe se është e nevojshme vendosja e një embargoje të drejtpërdrejtë ndaj të gjitha burimeve energjetike të Moskës. “Mbyllja e porteve për të gjitha mallrat ruse“, gjithashtu mund të shërbejë si një alternativë u shpreh ai.

“Për të shkatërruar ekonominë ruse dhe për të ndaluar vrasjen e ukrainasve, nevojitet një embargo e drejtpërdrejtë ndaj të gjitha burimeve energjetike të Moskës,“- nënvijëzoi Podolyak në Twitter.

Bota #lufta në Ukrainë Arrestime forcat ruse Protestë