Aktualitet16 Shkurt 2019, 11:43

Protestuesit çajnë kordonin e policisë, heqin skelën para Kryeministrisë dhe thyejnë xhamat

Shkruar nga Pamfleti

Protestuesit çajnë kordonin e policisë, heqin skelën para Kryeministrisë dhe thyejnë xhamat

Mijëra qytetarë vërshojnë para derës së Kryeministrisë dhe tentojnë të futen brenda. Protestuesit kanë hequr mbrojtësen dhe rrjetën e vendosur para Kryeministrisë.

Qytetarët kanë çarë kordonin e policisë dhe janë mbledhur të gjithë para derës së Kryeministrisë, duke thyer xhamat dhe hequr skelën e vendosur në hyrje.

Ndërkohë, nga sheshi i protestës ka folur ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ka quajtur këtë një provokim dhe skenar të organizuar nga vetë qeveria. Ai ka deklaruar se kryeministri Edi Rama duhet të ishte sot në zyrën e tij.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

 

Aktualitet garda Protesta