Politike 9 Nëntor 2022, 21:56

“Prova e parë pandemia”, Alimehmeti: Garoj pa konflikt interesi dhe me ndershmëri!

Shkruar nga Pamfleti
“Prova e parë pandemia”, Alimehmeti: Garoj pa konflikt interesi

lir Alimehmeti, një nga kandidatët e mundshëm të PD-së për drejtimin e Tiranës, foli sa i takon garës brenda partisë dhe asaj që mund të ketë përballë kryetarit aktual të bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj nëse del fitimtar në primare.

Alimehmeti u shpreh se provën dhe sfidën e parë e kaloi gjatë pandemisë me shërbimin ndaj komunitetit, duke shtuar se nëse vjen në krye të Bashkisë së Tiranës, do të bëjë të njëjtën gjë.

Ai tha gjithashtu se tani kryeqytetit i duhet një figurë e ndershme dhe pa konflikte interesi.

Velij ka garuar, është provuar, është testuar, është parë që ka çaluar, për të mos thënë që është rrëzuar fare. Prova ime ka qenë gjatë pandemisë. Besoj e keni shumë të qartë mungesën time të interesit, pa përfshirjen time në babëzinë ekonomike që përfshiu botën, nuk përfshiu vetëm Shqipërinë, pa përfshirja në diskutime të tjera që mund të çonin drejt konfliktit publik, edhe pse mund të mos ishin përfitime ekonomike dhe qëndrimi për t’i dhënë shërbimin qytetarit.

Pra, në mjekësinë komunitare shihet komuniteti si individ, nuk më ndryshon asgjë në këtë koncept sepse bëhet fjalë për të njëjtën gjë, për publikun, për komunitetin. Sot është në momentin që e kemi parë se çfarë ka ndodhur në 8 vite. E kemi parë shumë mirë efektin shkatërrues dhe është dëshpërues sepse na kanë ikur njerëzit. Pse po largohen njerëzit? Për shkak të situatave që janë krijuar këtu. Nuk ikën njeri se është i lumtur, por ikën sepse është i dëshpëruar”, tha Alimehmeti për “A2 CNN”

Ndërsa i pyetur se çfarë do të ndodhë nëse ai nuk fiton në primaret e PD-së dhe a do të mbështesë Alimehmeti kandidatin fitues?

Ai u shpreh: “Në mënyrë absolute, po. Patjetër që pres të njëjtën gjë edhe nga krahu tjetër”.

Politike Alimehmeti Tirana Zgjedhjet