
Ministri i Drejtësisë, Olsi Manja në një dalje për mediat sot ka njoftuar se PS dorëzon sot në SPAK kallëzimin penal ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe Lulzim Basha dhe ish-komandatit të Gardës së Republikës për dosjen e 21 janarit.
Po ashtu, ministri bëri të ditur se do të kallëzohet i gjithë zinxhiri komandues i Gardës pas daljes së audio-përgjimit nga ngjarja tragjike.
“Sot do të kallëzojmë në SPAK ish-kryeminsitrin Berisha, ish ministrin e Brendshëm dhe ish komandantin e gardës. Dhe gjithë zinxhirin e gardës së vendit që ka dalë në një provë të re në mediat e vendit. Është koha që të bëhet drejtësi për 21 janarin. 21 janari nuk është hetuar asnjë ditë si vrasje shtetërore….”
“Presim që SPAK-u të thërrasë të gjithë personat që kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje dhe nuk janë paraqitur asnjë ditë përballë organit të akuzës. Të zbardhet përfundimisht e vërteta.”