Aktualitet27 Dhjetor 2022, 20:13

Provokimet serbe, Komandati i KFOR i prerë: Jemi në gatishmëri, boll me retorika që nxisin tensione

Shkruar nga Pamfleti
Provokimet serbe, Komandati i KFOR i prerë: Jemi në gatishmëri,

Komandanti i KFOR në Kosovë ka dhënë një mesazh të fortë sa i takon tensioneve në veri të Kosovës.

Generali Angelo Michele Ristuccia, ka deklaruar se KFOR mbështet dialogun për të gjetur një marrëveshje për të zbutur tensionet, por nga ana tjetër ka paralajmëruar se ata janë në gatishmëri për çdo të papritur.

Komandanti i KFOR-it, ka thënë për “RTV21”, se është e rëndësishme që të gjitha palët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën. Ai tha se KFOR pret që të gjithë aktorët të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar paqen dhe sigurinë për të gjitha komunitetet.

Komentet e tij pasuan një periudhë tensionesh në veri kur një numër i barrikadave u vendosën në veri në ditën e 18 të bllokimit të rrugëve nga serbët lokalë. Gjendja në veri është tensionuar ndërkohë ushtria serbe është vënë në gjendjen e gatishmërisë së lartë luftarake.

Gjenerali Ristuccia u shpreh më tej se misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO vazhdon që ta mbështesë dialogun për të gjetur një marrëveshje për të zbutur tensionet në veri të Kosovës. Ai tha se është kontakt të ngushtë me të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces.

Gjenerali i KFOR-it tha se nxit të gjitha palët që të ndihmojnë në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe për të parandaluar narrativat keqinformuese që ndikojnë në procesin e dialogut.

Në fund ai u shpreh tha se KFOR-i ka shtuar praninë dhe patrullimet e tij gjatë muajve të fundit dhe se mbetet vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Kryesore KFOR NATO Serbia