Aktualitet15 Maj 2019, 20:08

Provokimi me 3 gishtat, Vuçiç dërgoi ish gruan e tij për të intervistuar Ramën në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Provokimi me 3 gishtat, Vuçiç dërgoi ish gruan e tij për

Provokimi me 3 gishtat, Vuçiç dërgoi ish gruan e tij për të intervistuar Ramën në Tiranë

Intervista e Edi Ramës në Televizionin serb Pink, bëri bujë në Serbi dhe Shqipëri. Gjesti i gazetares me tre gishtat lart, u përfol në media dhe u quajt si një provokim i rëndë për kryeministrin shqiptar. Por një detaj tjetër që ka rrëmbyer vëmendjen e mediave, është fakti se gazetarja që intervistoi ramën nuk është e panjohur. Ksenija Vuçiç është ishi bashkëshotrja e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe ka 2 fëmijë me të.

Ajo është divorcuar me presidentin serb, por mbajnë marrëdhënie shumë të mira, aq sa ajo nuk i është kthyer mbiemrit të vajzërisë Jankoviç pas divorcit, por ka mbajtur atë të ish – bashkëshortit.
Gazetarja ka një emision të rëndësishëm në televizionin Pink, pronari i të cilit është mik i afërt i Aleksandar Vuçiç.

Në 2013 Vuçiç u divorcua me Ksenijan për t’u martuar po atë vit në dhjetor me Tamara Gjukanoviç, një punonjëse e Ministrisë së Jashtme serbe.

Megjithatë ndarja nuk e prishi marrëdhënien e ngushtë politike mes Aleksandrit dhe Ksenijas. Ata vazhdojnë t’i shërbejnë njëri- tjetrit, ai nga politika në mendia, ajo nga media në politikë, siç ka ndodhur edhe me këtë intervistë me kryeministrin Rama.

Aktualitet Aleksadner Vuçiç Edi Rama