Kosova30 Dhjetor 2022, 21:33

Provokon Aleksandar Vuçiç: Serbët nuk u frikësohen shqiptarëve, ata s’janë më të fortë se ne

Shkruar nga Pamfleti
Provokon Aleksandar Vuçiç: Serbët nuk u frikësohen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç vijon të mos e kapërdijë zbythjen nga veriu i Kosovës. Pas urdhrit amerikan serbët larguan me urgjencë barrikadat në veri, por presidenti Vuçiç nuk e pranon dot këtë dhe ka rinisur sulmet dhe provokimet.

Sipas tij, Kosova akoma nuk e ka kuptuar se nuk ka forcë në Veri, teksa shtoi se serbët nuk frikësohen nga shqiptarët.

Edhe sonte po dërgojnë një ekip të policisë së Kosovës që të shkojnë nga pjesa jugore në veri dhe pastaj të kthehen vetëm për të provokuar. Askush nuk u frikësua nga shqiptarët, them për herë të parë: Shën Pjetrin mund ta sjellin, ata në veri nuk bëjnë gjë. Ata nuk janë më të fortë se serbët, pikë”, ka provokuar Vuçiç.

Presidenti serb ka shtuar se është ndjerë keq pas takimit me serbët dhe se ata e kanë dëgjuar.

Ata plotësuan të gjitha kërkesat tona. Atë që ishte realiste, ata e përmbushën. Përfundimi është se serbët nuk mund ta toleronin më mizorinë. Nuk e përjashtoj mundësinë që në mesin e serbëve të ketë ndonjë me armë. Në barrikada kishte luftëtarë të lirisë, sepse njerëzit nuk dinë më çfarë të bëjnë me veten e tyre. Ata nuk dinë çfarë të bëjnë tjetër. Keni dalë për të rrahur popullin dhe mendoni se do të vuajnë përjetë?”, vijoi ai.

Ai tha se ruajtja e paqes nuk është gjithmonë e thjeshtë.

Prishtine provokon sme trembin shqiptaret Vucici