Aktualitet 1 Dhjetor 2022, 16:58

Provokon Ivica Daçiç: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk do të kalojë pa luftë

Shkruar nga Pamfleti
Provokon Ivica Daçiç: Anëtarësimi i Kosovës në

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka provokuar sërish sot sa i takon raporteve me Kosovën.

Ai ka deklaruar se Beogradi nuk do ta lejojë anëtarësimin e Prishtinës në Këshillin e Evropës pa luftë. Teksa u shpreh se nuk e pengon dot anëtarësimin në BE, Daçiç ka thënë se në KiE, Beogradi do bëjë gjithçka që Kosova të mbetet jashtë.

Unë paralajmërova për kompleksitetin e çështjes së anëtarësimit të Prishtinës në Këshillin e Evropës dhe përmenda se anëtarësimi nuk do të kalojë pa luftë”, tha Daçiç në një deklaratë për “Tanjug” nga Lodź pas një takimi me kolegun e tij nga Islanda Tordis Kolbrun. R. Gilfadotir, vendi i të cilit do të marrë presidencën e Këshillit të Evropës.

Çështja e anëtarësimit të Prishtinës shkatërron të gjitha parimet që ne i përmbahemi kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Ukrainës”, tha Daçiç dhe vuri në dukje se për herë të parë një çështje kaq e rëndësishme do të vendoset me mbivotim ose me akuza të ndërsjella, jo me konsensus.

Deklarata e sotme të Daçiç nuk janë të vetmet. Ai gjithmonë ka provokuar Kosovën. Pak ditë më parë bëri të njëjtën gjë. Teksa Prishtina paralajmëroi vendosjen e reciprocitetit për targat, ai paralajmëroi tensione dhe përplasje në Mitrovicë.

Asnjëherë nuk ka pasur policë shqiptarë në veri të Kosovës dhe nëse kjo ndodh, serbët do të rezistojnë dhe askush nuk mund t’i ndalë. Nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dërgon policinë në veri, mund të ketë konflikte të armatosura dhe këtë e dinë të gjithë”, theksoi ai.

Po ashtu ai ka bërë provokime dhe edhe sa i takon anëtarësimit të Kosovës në OKB. Daçiç dhe Beogradi nuk e pranojnë dot një fakt të tillë dhe janë hedhur në sulm. Por duket se do kenë një betejë të fortë me Francën dhe Gjermaninë, pasi plani i tyre i dialogut parashikon pikërisht anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Kryesore dacici Kosova Lufte

Aktualitet

·

30 Nëntor 2022, 03:1103:11Aktualitet

·

30 Nëntor 2022, 03:1103:11Aktualitet

·

30 Nëntor 2022, 03:1103:11Aktualitet

·

30 Nëntor 2022, 04:1104:11Aktualitet