Politike15 Nëntor 2022, 15:49

PS dakord me propozimin e Alibeajt për Avokatin e Popullit, Balla: 2 kandidaturat e PD-së, të pranueshme!

Shkruar nga Pamfleti
PS dakord me propozimin e Alibeajt për Avokatin e Popullit, Balla: 2

Socialistët janë të gatshëm ta zbatojnë edhe këtë herë paktin e heshtur me demokratët për Avokatin e Popullit. Këtë ka lënë të nënkuptohet kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla teksa në një prononcim për mediet u shpreh se mazhoranca është dakord 2 kandidaturat, Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj, të propozuara nga opozita për Avokatin e Popullit.

Në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla tha se këto 2 emra janë të pranueshme edhe për PS-në.

“Kemi pasur një diskutim lidhur me Avokatin e Popullit, ka qenë Mediu që ka kërkuar që të 11 kandidaturat e propozuara me firma deputetësh nga opozita të hynë për votim dhe ajo që kemi bërë shumë të qartë është fakti se ka një detyrim kushtetues që përcakton numrin e votave që duhet të marrë një kandidat, që është jo më pak se 3/5, ka një traditë që ka parashikuar që nga miratimi i Kushtetutës në 1998 që ka të bëjë me nevojën e një propozimi që vjen nga opozita dhe dakordësinë që jep maxhoranca dhe unë e kam bërë të qartë që kemi marrë zyrtarisht nga grupi i PD, si grupi më i madh i opozitës, nga Alibeaj që ka komunikuar publikisht 2 kandidatura të pranueshme, në një prej mbledhjeve vijuese të grupit të PS ne do t’i shqyrtojmë për t’i shprehur dhe pastaj kanë të drejtën për të hyrë në seancë që të shqyrtojmë kandidaturat e PD kështu që shumë e afët në një prej seancave që do vijojnë”, tha Balla.

Politike avokati i Popullit Balla