Politike10 Tetor 2022, 11:44

PS i mbyll derën Idrizit? Balla: Aleancën e kemi me qytetarët, nuk kemi diskutuar për koalicione

Shkruar nga Pamfleti
PS i mbyll derën Idrizit? Balla: Aleancën e kemi me qytetarët,

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka paralajmëruar se PS mund të shkojë e vetme në zgjedhjet vendore të 2023. Javën që lamë pas kreu i PDIU Shpëtim Idriz dha sinjale se mund të kalojë me PS dhe Balla u pyet për këtë gjë nga gazetarët pas mbledhjes së grupit parlamentar.

Balla tha se PS nuk ka folur ende për aleanca, teksa shoti se koalicioni është me qytetarët.

Partia Socialiste nuk ka diskutuar për koalicione dhe bashkëpunim në këtë mbledhje. PS në 2017 dhe në 2019 ka garuar e vetme, në këtë aspekt ne e kemi qartësuar qëndrimin tonë. Nuk ishin bashkë të gjithë këta në 2021? Ilir Meta bashkë me Saliun ka qenë, edhe ku ka qenë me ne, nuk i është ndarë kurrë shpirti nga Saliu… Aleanca jonë është me qytetarët. Ne do bashkëqeverisim vetëm me aletin tonë të vetëm, që janë njerëzit tanë“, tha ai.

Politike Balla idrizi