Politike15 Gusht 2022, 20:29

PS ligj për politikanët e lidhur me PPSH, Boçi: Berisha shembi regjimin e Hoxhës, në shtator do shihni furtunë

Shkruar nga Pamfleti
PS ligj për politikanët e lidhur me PPSH, Boçi: Berisha shembi

Plani i socialistëve për të nxjerrë nga Parlamenti deputetët “non grata” apo të lidhur me Sigurimin e Shtetit ka alamruar foltoren.

Ka qenë deputeti Luçiano Boçi që ka reguar. Boçi e paralelizon Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë me Presidiumi i Kuvendit popullor të Shqipërisë në Komunizëm, që firmoste për ekzekutimin e poetëve, si Havzi Nela.

 “Ish-Sekretari i përgjithshëm i partisë ish-komuniste dhe ish-punës, partisë së miqësisë së pathyeshme jugosllavo-sovjetike-kineze, sot socialiste, “këngëtari” i palodhur, na paraqitet sot i shqetësuar për praninë në parlament të Sali Berishës, shembësit të diktaturës Hoxhiste dhe shpurës së tij,  iniciatorit e firmosësit të rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA e BE, të rrugës për në BE, të hyrjes së Shqipërisë në NATO, etj.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të Partisë ish-Komuniste e ish-punës, Presidiumi i Kuvendit popullor të Shqipërisë (tani Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë) që firmoste varjen e poetëve para viteve ‘90,  do na ndërmarrka iniciativa për dënimin e atij që luajti rolin kryesor në rrëzimin e diktaturës të etërve. Bijtë duan revansh… nga frika e shtatorit! Por kush mbjell erën, do korrë fortunën-thotë populli!”, shkroi Boçi.

Politike Berisha Boci