Politike14 Maj 2022, 13:35

PS liston kushtet, por mban fshehur emrin për presidentin e ri, Balla nga plazhi: Duhet të jetë ndryshe nga Ilir Meta

Shkruar nga Pamfleti
PS liston kushtet, por mban fshehur emrin për presidentin e ri, Balla nga

Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga raundi i parë i votimit në Parlament për Presidentin e ri të vendit, të hënën nuk ka asnjë emër konkret në tryezë për të cilin 140 deputetët do të votojnë.

Edhe pse pa asnjë emër në tryezë, PS është e vendosur: “Presidenti i ri nuk duhet të jetë si Ilir Meta”, të cilin e zgjodhën dhe e votuan po vetë ata.

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla edhe nga plazhi nuk ka lënë pa komentuar  procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Nga Semani, Balla u shpreh se presidenti ose presidentja e re e vendit duhet të jetë e kundërta e Metës.

‘Në 24 korrik, presidenti ose presidentja e re që do të bëj të bëj jetë në zyrë. Kuvendi i Shqipërisë po merr kohën e duhur sipas afateve kushtetuese për të zgjedhur presidentin ose presidentin e republikës. Ajo që ka thënë që në ditën e parë është që nuk duam të kemi një kryetar shteti i cili të plotësoj atë që thotë kushtetuta, të jetë një person i gjithëpranuar dhe të tërheqë sa të ketë mundësi dëmin e madh që i ka klientët e presidentit. Presidenti në largim. Kandidati që do të marrë të gjitha këto votave duhet të jetë një ndryshim nga Ilir Meta’, tha Balla.

Konferenca e Kryetarëve vetëm me votat e socialistëve pasi opozita bojkotoi, ka caktuar 15 majin, orën 16:00 si afatin e fundit për të dorëzuar propozimet zyrtare të deputetëve.

Më datë 16 maj në orën 10:00 pritet mbledhja e Komisionit të Ligjeve për kandidaturat. Në të njëjtën datë, në orën 17:00 pritet të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Politike #Balla #Presidenti i ri #