Politike17 Maj 2022, 20:40

PS ndryshon drejtuesit në qarqe/ Rama largon Klosin nga Lezha dhe ja beson Manjës, Balluku shkon nga Tirana në Dibër

Shkruar nga Pamfleti
PS ndryshon drejtuesit në qarqe/ Rama largon Klosin nga Lezha dhe ja beson

Riorganizmi i Partisë Socialiste është shtrirë edhe në nivel koordinatorësh. Një ditë më parë nisën zgjedhjet për 61 krerët e degëve, por duket se kreu i PS Edi Rama, ka vendosur të ndryshojë drejtuesit politikë në qarqe.

Blendi Klosi është hequr si drejtues në Lezhë  dhe në vend të tij ës/të vendosur Ulsi Mnaja, i cili kishte në patronazh Dibrën. Në Dibër është dërguar Belinda Balluku, e cila duket se është larguar nga Tirana nga ku dhe doli deputete.

Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri që ka njoftuar ndryshimet.

Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut të Lezhës ku prezantova Ulsi Manjën si drejtuesin e ri politik. Falenderova Blendi Klosin për punën e bërë deri më tani në këtë qark. Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, në këtë fazë, Blendi ka një përgjegjësi të shtuar duke ju përkushtuar plotësisht mbarëvajtjes së procesit të brendshëm zgjedhor të partisë në territorin e 61 bashkive.  Punën e mirë të bërë nga Ulsiu në Qarkun e Dibrës do ta vazhdojë më tej Belinda Balluku”, shkruan Gjiknuri në rrjete sociale.

Një reagim pati dhe nga Ulsi Mnaja, i cili shprehet se është nder që të jetë drejtues politik në Lezhë.

Rikthim në Lezhë. Këtë rradhë si drejtues politik i qarkut. Në Dibër lë gjithçka timen, por jam i sigurt se me Belën në krye do të ketë një tjetër ritëm dhe entuziazëm në parti dhe punë të dobishme që i kemi nisur. Nder dhe privilegj të jemi një skuadër me socialistët në Lezhë, Mirditë e Laç, që forca jonë politike të njohë vetëm rritje. Është një tjetër sfidë e bukur të cilën kam një orë që kam nisur ta përballoj Falënderoj kryesinë e PS për besimin, Blendin për stafetën dhe Damianin për mbështetjen”, shkruan ai.

Politike Balluku Gjiknuri Klosi manja