Politike16 Janar 2019, 19:18

PS nuk heq dorë nga Gent Cakaj, Balla tregon çfarë do ndodhë me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti
PS nuk heq dorë nga Gent Cakaj, Balla tregon çfarë do

PS nuk heq dorë nga Gent Cakaj, Balla tregon çfarë do ndodhë me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese

Partia Socialiste duket se nuk do të heqë dorë nga Gent Cakaj, për t’i besuar diplomacinë shqiptare. Këtë e ka thënë mbrëmjen e sotme kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Jashtë dyerve të Kuvendit, pas seancës së jashtëzakonshme, Balla deklaroi se Cakaj do të bëhet ministër i Jashtëm i Shqipërisë, sapo të ngrihet Gjyakta Kushtetuese.

Balla tha se kjo detyrë do mbahet përkohësisht nga kryeministri Edi Rama derisa Gjykata Kushtetuese, shtoi ai, të zgjidhë ngërçin e krijuar nga presidenti Ilir Meta, i cili sipas Ballës, ka vepruar në shkelje të Kushtetutës kur rrëzoi dekretin për Cakajn.

“Gent Cakajn do ta kemi në kabinet sapo kushtetuesja të zgjidhë ngërçin me presidentin. Dhe kjo ka bërë që kryeministri ka propozuar emrin e tij për të qenë ministër i Jashtëm, deri në tejkalimin e kësaj situate. Kjo ka ndodhur edhe me z.Meta, kur iu besua detyra e zv/kryeministrit krahas njëherë ministër i jashtëm dhe njëherë ministër Ekonomie. Pra është një praktikë e konsoliduar parlametnare dhe kushtetuese”, u shpreh Balla.

Politike gent cakaj Ministria e Jashtme Taulant Balla