Politike17 Nëntor 2022, 10:57

PS nuk pranoi debat për mandatin e Olta Xhaçkës, Alibeaj: Po e mbroni, ne nuk bëjmë pazar me askënd!

Shkruar nga Pamfleti
PS nuk pranoi debat për mandatin e Olta Xhaçkës, Alibeaj: Po e

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar mocion për debat për mandatin e Olta Xhaçkës, duke thënë se nuk duan vetëm lexim të raportit. Alibeaj po ashtu u ndal të gjuha e përdorur nga Rama në Kuvend duke i thënë zv.kryetares së Kuvendit se nuk ka guxim që të marrë masa.

Edhe për Konferencën e Kryetarëve thotë se vendosën në shkelje që javën e ardhshme të diskutohet për Portin e Durrësit.

Debati në Kuvend:

Alibeaj: Keni kërkesë të përsëritur për gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama. Asnjëra nuk merr guximin. Keni për detyrim të shpreheni. E kuptoj mungesën e guximit, por duhet të shpreheni. E keni të shkruar në procesverbalin e seancës disa herë. Thatë më parë që në konferencën e kryetarëve ka pasur unanimitet dje. Nuk është e vërtetë. Pati debate të mëdha është ajo për javën e ardhshme, diskutimi për portin e Durrësit. Juve dje, mazhoranca, në Konferencën e Kryetarëve, në shkelje të hapur vendosët që debati për portin e Durrësit, ta kufizonit kohën e debatit. Jo vetëm që javës së kaluar e kaluat me procedurë të përshpejtuar vijuat dje që përsëri të kufizoni kohën e deputetëve për të folur. Duhet ta thoshit të paktën këtë gjë.

Për çështjen e Xhaçkës, e kuptoj që keni marrë mision për ta mbrojtur. Nuk i dhatë të drejtë opozitës që të bënte pyetjen. Disa herë e shtyu për të mos u përballur me të vërtetën.

Felaj: Ju lutem cila është kërkesa juaj?

Alibeaj: Kërkohet debat, jo vetëm lexim i raportit apo tjetrës palë. Kërkohet debat. Çështje e konfliktit të interesit që parlamenti nuk duhet të ketë në shkelje të ligjit. Për mocionin sot, është kërkuar nga grupi parlamentar i PD dhe vendosni kohë që çdokujt t’i krijohet mundësia secili që të flasë. Këtu nuk bëhet Pazar me askënd. Kushdo që përdor fjalë të lidhur me Ramën, të shitur te Rama, t’i tërheqë se është turpi i tyre.

Politike Alibeaj Kuvend