Pyetje për lexuesin:
Ndryshe nga 8 palë zgjedhjet parlamentare të këtyre 30 viteve, këtë herë, krerët e 3 partive PS, PD, LSI e kanë nisur fushatën 8 muaj para datës së votimeve.
Të gjithë krerët tyre, vetëdeklarohen se vetë ata dhe partitë që kanë në pronësi, janë vlera kombëtare në shërbim të popullit e vendit; madje për të krijuar imazh ndryshe nga ç’janë faktikisht, po bëjnë sikur zgjedhjen e deputetëve ia kënë lënë në dorë popullit.
A janë vërtetë ndryshe shefat e PD, PS, LSI dhe partitë tyre si idelogji se programe kanë vetëm pasurimin e tyre?
Nëse këto betime “për ndryshim”, të bëra para popullit, ata i kanë reale; a mund të bëjnë diçka ndryshe, këto parti që e kanë kanë shkatërruar vendin dhe kanë detyruar emigrimin e 40% të popullatës?
Tashmë kanë filluar fushatën për vota dhe populli i mbetur në Shqipëri, po i dëgjon, por pyetja është kjo: – A duhen besuar këta krerë të politikës, se partitë tyre do kthehen në vlera të pranushme, apo janë “mbetje të pa riciklueshme”?/Pamfleti