Bota18 Maj 2022, 07:13

Pse Austria nuk bëhet pjesë e NATO-s?

Shkruar nga Pamfleti
Pse Austria nuk bëhet pjesë e NATO-s?

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer

Kancelari i Austrisë Karl Nehammer ka përsëritur se vendi i tij  i cili nuk është i lidhur me asnjë aleancë ushtarake, nuk ka ndërmend të bashkohet me NATO-n.

Duke folur pas një takimi në Pragë me homologun e tij çek Petr Fiala, Nehammer tha se historia e Austrisë ishte e ndryshme nga ajo e Finlandës dhe Suedisë dhe se do të ruante neutralitetin e saj ushtarak.

Megjithatë, ai tha se vendi i tij – si një anëtar i Bashkimit Evropian – tregoi solidaritet me Ukrainën, lejoi dërgesat e armëve në Kiev dhe mbështeti sanksionet kundër Rusisë.

Fiala tha se homologu i tij çek kishte mbështetur idenë e zgjerimit të kapacitetit të tubacionit të naftës Transalpine (TAL), i cili furnizon rafineritë në Austri, Gjermani dhe Republikën Çeke nga një terminal në portin italian të Triestes.

Zyrtarët çekë kanë thënë se tubacioni TAL mund të furnizojë përfundimisht naftë të mjaftueshme – në rast të një embargoje të BE-së ndaj importeve ruse.

Por ata thonë se do të duheshin deri në tre vjet për të zgjeruar kapacitetin.

Austria është e detyruar për neutralitet nga Traktati i Shtetit Austriak i vitit 1955 dhe kushtetuta e saj ndalon hyrjen në aleanca ushtarake dhe krijimin e bazave të huaja ushtarake në territorin austriak.

Bota #Austria #NATO