Bota26 Shkurt 2019, 11:37

Pse besoni se është e vërtetë taksa 100 % për mallrat serbe? Kjo është lojë e treshes mafioze

Shkruar nga Pamfleti
Pse besoni se është e vërtetë taksa 100 % për mallrat

Pse besoni se është e vërtetë taksa 100 % për mallrat serbe? Kjo është lojë e treshes mafioze

Nuk e kam besuar asnjëherë se populli  jonë mashtrohet kaq lehtë. Me besoni se më vështirë e kam unë të mashtroj për çfardo gjëje, qoftë nipin tim 10 vjeçar të lindur në Norvegji se sa të vështirë e ka të mashtroj popullin e Kosovës kasta sunduese e politikave të saj.U bë tashmë hit , u bë ushqim për injorantët, u bë mjet për shitje të patriotizmit të votuesve dhe simpatizuesve të AAK-së dhe Ramush Haradinaj masat 100% të takës per mallrat serbe në Kosovë. Çuditem se si janë të rrallë ata që e kanë kuptuar se krejt kjo është një lojë për të mbijetuar në poste shtetrore treshja mafioze e kobshme dhe e rrezikshme e ish komandantëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj. Çuditem se si edhe ata që e kanë kuptuar nuk ngrejnë zërin, por heshtin. Heshtja e tyre më perkujton kohën e monizmit komunist kur njerëzit nga frika heshtnin ose flisnin vetëm në qarqe të besueshme miqësore e familjare. 

Dhe jo vetem që po e beson shumica se Ramushi si kryeministër po vepron me vend , por kan filluar shumica edhe të deklarojnë se as Amerikën nuk duhet për ta dëgjuar.

Çuditem kur lexoj komente të tilla edhe nga aktivist të vjetër të LDK-së, edhe nga ish kryetar të degëve të sajë e në veçanti të mergatës tonë.
Tani ju bëj pyetjen: A keni kaluar ju në AAK dhe a mundem të ju konsiderojë si ish LDK-ista/e?

Është e tmerrshme se si disa akuzojnë dhe etiketojnë personalitete të kreut të SHBA-ve, i ndajnë në pro serb e në pro shqiptar ( Kosovë ). Dhe krejt ky masakrim bëhet për të lavdëruar Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Po çuditem se si e ” famshmja ” Linda Morina që nuk i kendojë një këngë ” trimërije ” Rambos! Po duket se edhe Linda e ka kuptuar se kush janë këta ish komandanta.

Rrenë është o popull kjo ” trimërija ” e Ramush Haradinajt për taksën 100% të mallrave serbe. Është rrenë dhe ju ose jeni verbuar , ose nuk po e kuptoni që është rrenë. Nëse është e vertetë si ka mundësi të jenë shëtitoret me mallra te prodhuara në Serbi me çmimet ashtu siç kanë qenë edhe para se me u vendos taksa, çmimet jan si vijon: kek serb që kanë kushtuar 1 euro e 20 cent ashtu kushtojnë edhe tani me vendosjen e taksës. Vaji Diamant prodhim serb 1 euro e 10 cent edhe para se me u vendos taksa edhe tashmë. Coca cola prodhim serb 1 euro e 20 cent si para taksës edhe tashmë. Prandaj a e dini ju o njerëz sa bëjnë 2+2..? ! 

Sikur të ishte e vertetë taksa 100% a do duhej që edhe çmimet e ketyre mallrave të jenë më të shtrenjta?

Ti o populli im me pas mend del në rrugë i qetë dhe pa vandalizma dhe i thua Ramushit , Kadrisë dhe Hashimit ikni se mjaft na mashtruat, na gënjyet e na rrjepët.

Ti o populli im i Atdheut tim me pas vetëm pak mend në kokë nuk kishit për ta dhënë votën kurr këtyre njerëzve që kanë 20 vjet po ju gënjejnë.  Po ju torturojnë, po ju plaçkisin e po ju dhunojnë. Madje dhe po ju vrasin.

Po, po, po ju dhunojnë sepse këta ish komandantë kanë instaluar një pushtet ku vendi i punës asht i rezervuar vetëm per militant partish, vetëm për femra të bukura me kokën bosh, mjafton të jenë të bukura. Po ju dhunojnë sepse koleget e punës së këtyne komandantëve që jan vajzat tuaja, motrat tuaja , gratë tuaja sundohen e shfrytëzohen prej komandantëve në të gjitha mënyrat. A e dinë ti o popull që këto poshtërsi mirë, por se si ka mundësi të jesh kaq popull qyqan e të nënshtrohesh. Dikur kur na sundonte falanga e Millosheviçit tuboheshim me nga gjysëm milioni njerëz në Prishtinë dhe askush nuk trembej as nga polici serb as nga ushtari serb. Pse sot je fut në birë të minit o populli im i Atdheut tim?! Ku të mbeti trimërija që e kishe? Ku të mbeti krenarija që e kishe? Pse duron kaq me nënshtrim o popull shqiptar? Këta pushtetar po ju vrasin dhe ti i duron!

Ju vrasin këta pushtetar o populli i Atdheut tim sepse këta kanë instaluar një pushtet ku ska siguri në vend pune e askund. Ka disa raste që vetëm këtë vit janë aksidentuar në vend pune dhe kanë humbur jetën shumë djem të ri e disa edhe djem të vetëm të prindërve dhe kanë shkuar si qeni në rrush. 
Po të kishte shtet normal vendpunimet në ndertim do ishin të siguruara dhe fatkeqësitë do ishin minimale ashtu siç janë kudo në botë. 

Deri kur do besoni në fjalë dhe nuk do i shikoni veprimet e këtyre pushtetarëve kriminel o popull? Ju jeni bërë si popujt skandinav që shumë prej tyre besojnë në “babadimrin”.

Edhe ju po besoni në komandantët tuaj.(bota.sot)

Rajoni Pse besoni se është e vërtetë taksa 100 % për mallrat serbe? Kjo është lojë e treshes mafioze