Bota 7 Shkurt 2023, 22:08

Pse bien kaq shumë tërmete në Turqi?

Shkruar nga Pamfleti
Pse bien kaq shumë tërmete në Turqi?

Turqia nuk është e panjohur për tërmetet e forta, pasi ajo është e vendosur përgjatë kufijve të pllakave tektonike.

Meteorologu i CNN dhe eksperti i motit, Chad Myers tha se “ne gjithmonë flasim për epiqendrën, por në këtë rast duhet të flasim për epi-line”.

Dy pllaka masive tektonike, arabe dhe euroaziatike, takohen nën provincat juglindore të Turqisë. Përgjatë kësaj linje, “rreth 100 milje nga njëra anë në tjetrën, toka rrëshqiti,” vijoi më tej Myers.

Sizmologët i referohen kësaj ngjarje si një “rrëshqitje goditëse, aty ku pllakat janë duke prekur dhe krejt papritur rrëshqasin anash”.

Në një “rrëshqitje goditëse”, pllakat lëvizin horizontalisht, dhe jo vertikalisht.

“Kjo ka rëndësi është sepse ndërtesat nuk duhet të shkojnë përpara dhe prapa”, shtoi Myers.

Për shkak të natyrës së kësaj ngjarje sizmike, pasgoditjet mund të zgjasin “për javë dhe muaj”, sipas meteorologes së CNN, Karen Maginnis.

Bota tërmeti TURQI Viktima