Anti-Mafia23 Nëntor 2022, 08:53

Pse deputeti i PD, Lefter Gështenja, u bën presion kolegëve të heshtin për protestën e Bërxullës ndaj Bashkim Ulajt?

Shkruar nga Pamfleti
Pse deputeti i PD, Lefter Gështenja, u bën presion kolegëve

Deputetët e Foltores nuk mund të flasin kundër Bashkim Ulajt, jo vetëm se Isuf Çelaj merr pagë mujore 1.1 milionë lekë nga firma “GENER-2”, por edhe sepse prej 17 vitesh, plaku “non grata” merr donacione nga Bashkim Ulaj, madje flitet se Bashkimi po financon edhe protestën që lugati “non grata” e spiuni Ilir Metaj do bëjnë me 6 dhjetor në prani të liderëve të BE

Burime pranë PD-së njjoftojnë se çështja e protestës së banorëve të Bërxullës, ishte shkak për një konflikt të ashpër, në diskutimet e ditëve të fundit mes deputetëve të grupit të PD-së.
Kryetari Enkelejd Aliabej, propozoi që nga 2 deputetë çdo ditë, të shkojnë në mbështetje të banorëve të Bërxullës, që po protestojnë kundër oligarkut Bashkim Ulaj, i cili me devijimin e rrugës Thumanë-Kashar po u rrëmben tokat e do shkatërrojë 70 shtëpi.
Por këtë propozim e ka kundërshtuar fort deputeti Lefter Gështenja, duke i kërkuar Alibeajt e kolegëve deputetë, të mos merren me protestën e banorëve të Bërxullës, pasi kompania “GENER-2” është zbatuese e një projekti të ligjshëm.
Sipas informacionit, qëndrimin e deputetit Lefter Gështenja e kanë kundërshtuar deputetët e tjerë të PD, por ai ka paralajmëruar se do largohet nga grupi parlamentar, sikur qoftë edhe 1 deputet të shkojë te protesta e banorëve të Bërxullës apo të flasë për të në parlament e media.
Pas këtij presioni, kryetari Alibeaj dhe deputetët e tjerë të PD zyrtare, kanë lënë në heshtje propozimin, madje në protestën te rruga Thumanë-Kashar, nuk po shkon as deputetja e zonës së Krujës, Andia Ulliri e cila ka qenë dy herë.
Kundërshtimi i deputetit Lefter Gështenja, lidhet me faktin se prej 8 vitesh deri në shtator 2021, ai ka qenë i punësuar Menaxher Projektesh te firma “GENER-2” e oligarkut Bashkim Ulaj, me pagë mujore 1.1 milionë lekë të cilën e merr edhe tani që është deputet.
Ndërsa deputetët e Foltores, nuk mund të flasin dot kundër aferave që bën Bashkim Ulaj me Edi Ramën, pasi nuk i lejon “non grata” Sali Berisha, i cili e ka sekser, mik dhe sposnor të familjes e partisë qysh prej vitit 2005.
Sipas infromacionit, përveç protestës së 7 korrikut e 12 nëntorit, Bashkim Ulaj ka sponsorizuar edhe protestën, që lugati Sali Berisha e spiuni Ilir Metaj do bëjnë më 6 dhjetor, ditën e Samitit të BE për çështjet e Rajonit./Pamfleti

Anti-Mafia foltorja Lefter Gështenja Protesta e Bërxullës