Bota20 Janar 2023, 21:24

Pse dështuan negociatat për të dërguar tanket “Leopard 2” në Ukrainë?

Shkruar nga Pamfleti

“Leopard 2” kanë patentë gjermane dhe Berlini nuk lejon asnjë shtet tjetër që i ka blerë ato t’i dërgojë në Ukrainë.

 Gjermania dështoi të arrijë një marrëveshje me aleatët e saj kryesorë për dërgimin e tankeve “Leopard 2” në Ukrainë, pavarësisht presionit në rritje nga NATO dhe Kievi për të rritur ndihmën e saj ushtarake përpara një ofensive të mundshme pranverore ruse.

Ne të gjithë nuk mund të themi sot se kur do të merret një vendim dhe cili do të jetë ai vendim për tanket Leopard“, u tha gazetarëve ministri i sapoemëruar i Mbrojtjes Boris Pistorius, në margjinat të takimit të mbrojtjes në bazën ajrore Ramstein në Gjermani.

Tanket “Leopard 2” shihen si një mjet ushtarak jetik dhe modern që do të forconte forcat e Kievit, ndërsa lufta me Rusinë i afrohet 1 vjetorit.

Qëndrimi pason disa ditë negociatash midis SHBA-së, partnerëve të tjerë perëndimorë dhe Berlinit. Vetë  Gjermania i ka hedhur poshtë pretendimet se po zvarrit ndihmën për Ukrainën dhe i ka bërë thirrje SHBA-së që të dërgojë tanket e veta në Kiev.

Pistorius tha se kishte udhëzuar zyrtarët që të kryenin një auditim të rezervave gjermane të tankeve “Leopard 2”, në mënyrë që vendi të mund të “lëvizë shpejt” në rast të një “vendimi pozitiv”.

Pistorius u emërua ministër i Mbrojtjes vetëm të enjten, por orët e tij të para në detyrë u dominuan nga thirrjet nga SHBA dhe partnerët e tjerë të NATO-s për të ndezur dritën jeshile të dërgesës së tankeve “Leopard 2”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, kishte planifikuar të “shtynte gjermanët” për të lejuar transferimin e tankeve në Ukrainë gjatë takimit të tij me Pistorius të enjten. Kjo do t’i jepte Kievit “aftësinë në një moment vendimtar” për të kundërshtuar çdo ofensivë të mundshme pranverore ruse, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane përpara këtyre bisedimeve.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Pse Berlini është në kundërshtim me aleatët e NATO-s?

Një numër vendesh evropiane janë zotuar të dërgojnë tanke në Ukrainë gjatë javëve të fundit. Por, përpara se t’u bashkohej atyre, Gjermania donte që SHBA të bashkohej me grupin duke dërguar tanket e veta “M1 Abrams”.

“Leopard 2” kanë patentë gjermane dhe Berlini nuk lejon asnjë shtet tjetër që i ka blerë ato t’i dërgojë në Ukrainë.

Pse tanket Leopard 2 janë kaq të rëndësishme?

Trembëdhjetë vende evropiane, përfshirë Poloninë dhe Finlandën, kanë tashmë tanke moderne gjermane Leopard 2, të cilat u prezantuan në vitin 1979 dhe janë përmirësuar disa herë që atëherë.

Shumë prej tyre kanë rënë dakord të rieksportojnë disa tanke në Kiev, por kërkojnë lejen e Gjermanisë. Në total, janë rreth 2000 automjete “Leopard 2” të përhapura në të gjithë Evropën, në nivele të ndryshme gatishmërie.

Çdo tank përmban një top 120 mm Smoothbore dhe një mitraloz 7.62 mm; mund të arrijë shpejtësi 70 km në orë, ose 50 km/h kur është jashtë rrugës, duke e bërë manovrimin një nga karakteristikat kryesore të tij. Dhe ka mbrojtje të gjithanshme nga kërcënimet, duke përfshirë pajisjet shpërthyese të improvizuara, minat ose zjarrin antitank, sipas prodhuesit të saj gjerman, Krauss-Maffei Wegmann.

Numri i madh i njësive tashmë të vendosura afër Ukrainës, dhe kërkesat relativisht të ulëta të mirëmbajtjes së Leopard-it në krahasim me modelet e tjera, i bëjnë ekspertët të besojnë se tanket mund të ndihmojnë shpejt Ukrainën.

A po zvarritet Gjermania për ndihmën ndaj Ukrainës?

Zhgënjimi nga disa anëtarë të NATO-s ndaj Gjermanisë ka forcuar një narrativë se Berlini ka qenë më i ngadalshëm se homologët perëndimorë në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën.

“(E premtja) është një ditë festimi në Rusi”, tha Kieseëetter për CNN pasi Berlini ngeci në vendimin e tij. “Kjo vonesë kushton jetë në Ukrainë”, shtoi ai.

Dhe emërimi i Pistorius këtë javë ngriti pikëpyetje duke pasur parasysh qëndrimet e tij të mëparshme ndaj Rusisë. “Nuk di shumë për ministrin e ri të Mbrojtjes të Gjermanisë. Ajo që di më krijon pak ankth”, tha udhëheqësi polak Moraëiecki. Ai përmendi mbështetjen e mëparshme të Pistorius për lehtësimin e sanksioneve kundër Rusisë, teks njihet për marrhdniet me Gerhard Schröder. Ish-kancelari gjerman u detyrua të hiqte dorë nga zyra e tij në Parlamentin gjerman për shk të lidhjeve të biznesit me Rusinë. /Përshtati “Pamfleti” nga “CNN

Bota Gjermania leopard 2 negociata