Politike14 Gusht 2022, 14:58

Pse Dumani vijon të shqetësojë Berishën? Kreu i foltores: Nuredini ishte mbrëmë në një lokal në Golem, shoqërohej nga policia

Shkruar nga Pamfleti
Pse Dumani vijon të shqetësojë Berishën? Kreu i foltores:

Pse Dumani vijon të shqetësojë Berishën? Kreu i foltores: Nuredini ishte mbrëmë në një lokal në Golem, shoqërohej nga policia

Deputeti Sali Berisha nuk e ka harruar vesin e vjetër, atë të qytetarit dixhital, në kutinë elektronike postare të tij ka mbërritur një mesazh nga një qytetar. Qytetari shkruan se Nuredin Dumani është parë në ambientet e një lokali në Durrës, i shoqëruar nga forcat e policisë.

Sipas qytetarit, Dumani ishte i veshur me një bluzë me vija dhe me kolor të theksuar. Ai ecte rrugëve të qytetit pa pasur aspak frikë, a thua të ishte një person normal.

Ajo çfarë e ka shqetësuar dhe frikësuar më së shumti qytetarin është çanta që ai mbante në krah.

Berisha e ka shpërndarë këtë mesazh në faqen e tij në Facebook, pa e verifikuar më parë se sa i vërtet apo jo mund të jetë ky lajm.

Por gjithsesi SPAK dhe policia janë të detyruar për të dhënë një reagim publik për rastin në fjalë.

Postimi i plotë:

Nuredin Dumani në Golem. Qytetari dixhital informon pas mesnate! Lexoni mesazhin e tij.sb

Mirmbrema Doktor Berisha me fal shume per shqetesimin ne kete ore te vone (ora ishte 12:30) por Nuredin Dumani ndodhej ne keto momente ne Golem tek Lokal Hotel Bonita I shoqeruar nga forcat e policise. Ne plazh ne mes turisteve. E shoqeruan nga ambjenti ku ishte pasi ne plazh u mbyll cdo lloj aktiviteti policia e mori nga aty.

E pashe me syte e mi bashke me bashkeshortin ne keto momente. Me falni ju lutem per kete ore te vone! Me falni ju lutem se harrova kete detaj po ecte rrugeve si nje person normal pa pik frike dhe problemi me çante ne krahe. Bluze te veshur me viza me kolore te theksuara.

Nuk dihet sa i vërtetë është denoncimi që ka mbërritur te Berisha, por vihet re se dëshmitë e Dumanit e kanë shqetësuar shumë dyshen Berisha-Meta. Mos harrojmë se Dumani ka hedhur dritë mbi shumë vrasje ku janë të përfshirë dhe politikanë.

Ai akuzoi Metën se ka gisht te vrasja e vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka. Po ashtu thuhet se ka folur dhe për ngjarje të tjera, ndërkohë që Berisha e ka sulmuar disa herë.

Politike Nuredin Dumani Sali Berisha