Aktualitet22 Tetor 2022, 10:25

 Pse e mbron deri në vetëmohim Olta Xhaçkën, Kryeministri?

Shkruar nga Pamfleti
 Pse e mbron deri në vetëmohim Olta Xhaçkën,

 Pse e mbron deri në vetëmohim Olta Xhaçkën, Kryeministri?

Pse është kaq speciale lidhja e Kryeministrit me Ministren e vet?

Partia Socialiste do ta bllokojë gjykimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit të Olta Xhaçkës, nga Gjykata Kushtetuese. Edhe pse vetë ministrja e pat pranuar që vendimin për të ta jepte Gjykata, edhe pse ajo u paraqit me avokat përpara Këshillit të Mandateve, që do të thotë se vetë Xhaçka u mundua të bënte sikur gjithçka ishte konform ligjit, Edi Rama ka vendosur ti japë suport të pakufi duke shkelur ligjet që vetë ai i ka iniciuar.

Socialistët kanë hartuar një raport, që do të marrë edhe miratimin e Parlamentit, në të cilin thonë se Olta Xhaçka nuk e ka shkelur nenin 70, pika 3, sipas të cilit “deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit shqiptar ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre”.

Edi Rama, një herë e një kohë me ide të mira për të shmangur korrupsionin, e ka miratuar me kartonë ligjin që i ndalon deputetët dhe familjarët e tyre të përfitojnë nga pasuria publike e madje edhe të garojnë nëpër tenderë publikë.

Pse me Olta Xhaçkën ai po sillet ndryshe dhe është gati të hidhet në zjarr për të.

Bashkëshorti i Olta Xhaçkës, Artan Gaçi është shpallur Investitor Strategjik dhe i janë dhuruar dy llokma të majme në bregdetin e jugut, të cilat do ti betonizojë bashkë me kunatën e Ministres Xhaçka, Tawni Lin Sutton e cila është bashkëjetuesja e Andi Xhaçkës, vëllait të Oltës.

Çuditërisht, Artan Gaçi, pasi kërkoi gjithkund nëpër botë një partner me eksperiencë (siç ka thënë vetë ai) për investimet e veta “strategjike”, shkoi e gjeti pikërisht të dashurën e kunatit të vet. Kështu familja do ndërtojë hotel luksoz në një nga zonat më të lakmuara të bregut, në Dhërmi.

Pse nuk e quan shkelje të ligjit këtë Edi Rama?

Nëse ju kujtohet, në një nga konferencat e veta për shtyp, kur në krah kishte Olta Xhaçkën, Edi Rama u tërbua përballë gazetarit që i bëri të njëjtën pyetje. Ai jo vetëm që nuk u përgjigj, por edhe e nxori jashtë gazetarin duke i hequr të drejtën e pjesëmarrjes në konferencat e tjera.

Pse pra, është kaq e paprekshme Olta Xhaçka sa për të, të shkelet ligji në mënyrë kaq flagrante?

Si është e mundur që ngrihet e gjithë partia në këmbë duke hartuar relacione vetëm e vetëm që fjalën e fundit të mos e thotë Gjykata Kushtetuese?

Edi Rama duhet të përgjigjet për këtë.

Pse është kaq speciale lidhja e Kryeministrit me Ministren e vet?

A ka frikë Rama nga Artan Gaçi, si një i njohur i vjetër i tij, që dikur bashkë me xhaketat nga dyqani i Rrugës së Trenit i çonte edhe “porosi” të tjera speciale?

Apo trembet nga familja e Olta Xhaçkës? Mamaja e Ministres ka shumë llogari për ti dhënë drejtësisë sado që Edi Rama, në dukje ia ka mbyllur hesapet e vjetra. Çfarë fshihet këtu dhe pse ka frikë Kryeministri?

Çfarë di Olta Xhaçka për vëllanë e Edi Ramës, i cili në kohërat e jetës në SHBA ka jetuar në shtëpinë e Oltës?

Çfarë ka parë më shumë se ç’duhet Olta dhe bashkëshorti i vet që Edi Rama e ka frikë?

Kryeministri duhet të përgjigjet.

Ai ka kohë që luan me shtetin dhe ligjet e këtij vendi siç ia do qejfi, por nëse ai dhe të vetët do ta mbrojnë ashiqare Oltën,  nëse ligji do të shkelet kështu ditën për diell, nëse Gjykatës Kushtetuese do ti hiqet e drejta për të hetuar dhe për të thënë fjalën e vet, dikush duhet të japë llogari.

Ose të dalë Rama e të qajë hallin, ku ia kanë zënë kokën kaq keq?/Pamfleti

Kryesore # Pse e mbron deri në vetëmohim Olta Xhaçkën kryeministri