Politike24 Janar 2023, 19:04

Pse e “shiti” Rama ish-agjentin e FBI? Para 6 muajsh deklaronte me mburrje që e kishte mik

Shkruar nga Pamfleti
Pse e “shiti” Rama ish-agjentin e FBI? Para 6 muajsh deklaronte me

Pse e “shiti” Rama ish-agjentin e FBI? Para 6 muajsh deklaronte me mburrje që e kishte mik

“McGonigal është miku im, por lëreni drejtësinë në SHBA të flasë”, kështu është shprehur Rama në shtatorin e 2022, në një konferencë për gazetarët.

Por sot që drejtësia në SHBA, foli duke dënuar mikun e Ramës, kryeministri ka vendosur ta “shesë”. Mediat vendase dhe të huaja ziejnë nga skandali, por Rama sot doli me një reagim befasues duke mos dhënë asnjë shpjegim.

Edhe kësaj here Rama ia lë fajin kundërshtarëve politikë dhe mediave. Kur do të jetë dita që Edi Rama do të mbaj përgjegjësi për veprimet e tij dhe për miqtë e tij të korruptuar?!

Ish-agjenti të FBI u dënuar ditën e djeshme nga drejtësia Amerikane, nga dosja voluminozë del edhe emri i kryeministrit Edi Rama. Ku McGonigal i ka kërkuar kryeministrit të bëj kujdes me tenderat për shpimet e naftës nga kompanitë ruse. Në dosje thuhet se Rama ka marrë një pajisje speciale prej tij. Nuk dihet çfarë pajisje speciale ka marrë kryeministri nga ish-agjenti i FBI-së.

Kur ministrat apo zyrtarët e tjerë të shtetit, u zbulohet një skandal korruptiv, Rama shprehet se “faji është personal”. Tashmë që miku juaj u dënua për korrupsion, dhe emri juaj del në dosjet hetimore, a do të mbani përgjegjësi zoti Kryeministër?!

Më poshtë po publikojmë dy reagimet e Ramës, për McGonigal.

Shtator 2022
“Cilët rusë të mitë, shefi i kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im nuk diskutohet. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA-të, është çështje e tij. Lëreni të flasë drejtësia në SHBA. Nuk bëhet drejtësia, nuk nxirren fajtorët dhe nuk bëhen akuzat në këtë farë feje se është e tmerrshme.

Nuk është e tmerrshme për mua, se nuk ka asnjë problem, sepse i pres të gjitha, por është e tmerrshme për këtë popull, për këtë vend, për të gjithë ato që i konsiderojmë vlera shqiptare, parime shqiptare. Çfarë të them më shumë se kaq. Bëhet fjalë për një çështje që është në SHBA, që nuk ka asnjë lidhje me mua, me qeverinë shqiptare që nuk ka asnjë biznes të çfarëdollojshme se me këtë teori i bie që ne nuk duhet të takojmë askënd sepse nesër dikush mund të ketë probleme me drejtësinë në vendin e vet”.

Reagimi pas dënimit të ish-agjentit të FBI- Janar 2023
“Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve!”.

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI/ Rama nuk jep asnjë sqarim për skandalin, sulmon mediat dhe opozitën

Politike Edi Rama FBI McGonigal