Editorial22 Dhjetor 2022, 11:20

 Pse edhe Yuri Kim shihet me dyshim?

Shkruar nga Pamfleti
 Pse edhe Yuri Kim shihet me dyshim?

 Pse edhe Yuri Kim shihet me dyshim?

Janë bashkë e mëkatojnë bashkë. Të zotët e shtëpive, Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta pastrojnë, zhvillojnë ose frenojnë me dorë të hekurt gjënë e gjallë të kullave të veta sipas zakonit që edhe denatyrimi vlerësohet si e  drejtë qytetarie. 

Shkruan Sokol Pepushaj

Asnjë hajdut të madh, prokuror apo qeveritar nuk kemi para drejtësisë. Po të ndodhte kjo, do na duheshin gjykatës të huaj, pasi këtu me zor gjetëm një prokuror pa pasuri të madhe. Edhe pa këtë qeveri do të ishim, se asnjëri nuk punon, asnjëri nuk jeton me rrogë, asnjëri nuk i fsheh e as i justifikon milionat.

Pastaj, do na dilte se të burgosurit qenkan izoluar kot fare, në kandar me çfarë kanë bërë këta që dënojnë ata.

Prandaj dalim nëpër fshat e dëgjojmë çfarë flitet.

Pse ta fshehim, kudo flitet keq jo vetëm për pushtetin dhe opozitën, por edhe për hajdutët dhe ambasadoren Yuri Kim. Sikur të gjithë këtej janë të zemëruar me të gjithë andej

Hajdutët deri tani kishin bërë bamirësi gjithfarësh, mjaftonte t’i merrje në telefon, s’pyesnin kush je, të kryenin punë.

Edhe diplomatja nuk rrinte më poshtë. Po të kishe lidhje me Bablokun, Oltën e Xhaçkajve, Erionin e Veliajve apo Belindën e Ballukëve, sportelet e ambasadës hapeshin deri për Fatmir Mediun me fishekë kinezë apo Damian Gjiknurin e njohur si hajdut votash, me zë e figurë. Ç’rëndësi kishte ç’je, të kryenin punë.

U doli boja të gjithëve…

Pasi media që guxon dhe koha që nuk e pyet ç’je njeriun si qenie, provokuan burokratët e stimuluan efektet moralizuese të ligjit, qartësuan shikimin e fshatarëve. Sot e gjithë ditën dyshimi dhe mosbesimi jo vetëm janë kudo, por po harlisen.

Ç’po ndodh?

Normalisht ato që priteshin. Këtej besohet se avash- avash, qengji bëhet dash, por jo derr…

Në Shqipëri ende jetojnë bashkë krimineli dhe viktima.

Pse kështu, thua ti që beson se edhe e nesërmja është si e djeshmja?

E thjeshtë! Doket e zakonet mënjanojnë disi hakmarrjen, duke e zhvendosur atë, nëse jo deri në fund të fshatit, të paktën brenda fisit po.

Brenda fshatit është bërë nami i zi, kurse brenda fisit, brenda llojit ende Kanuni është i gjallë. Këta kanë vrarë Kushtetutën, liritë dhe të drejtat e çdo sakrifice fshatare e deri triumfin e ndërkombëtarëve, por veten e ruajnë sipas parimit një për të gjithë e të gjithë për një.

A ka prokuror që ja prek Bablokut Sali Berishën apo Ilir Metën?!

Deri sot jo!

Janë bashkë e mëkatojnë bashkë.

Të zotët e shtëpive, Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta pastrojnë, zhvillojnë ose frenojnë me dorë të hekurt gjënë e gjallë të kullave të veta sipas zakonit që edhe denatyrimi vlerësohet si e  drejtë qytetarie.

I thuhet tjetrit, shko në amshim, jo vetëm shkon, por edhe lë pasardhësit në instikam, futu ca në burg për partinë, jo vetëm futet, por edhe mbyll gojën e nuk flet për shefin.

Për këto e shumë mëkate të tjera, në fshat flitet vetëm keq, si  për qeverinë e opozitën, edhe për mafien dhe diplomacinë.

Prandaj fshatarët nuk i zë gjumi, presin kapjen e Klaneve Mafioze dhe pyesin , mor dini gjë, pse edhe Yuri Kim shihet me dyshim?/Pamfleti

Editorial #Pse edhe Yuri Kim shihet me dyshim?

Editorial