Dosja e zezë26 Gusht 2022, 11:29

Pse heshti Filipi i dosjes “I.M”?

Shkruar nga Pamfleti
Pse heshti Filipi i dosjes “I.M”?

Pse heshti Filipi i dosjes “I.M”?

Gjatë pushtetit PS- LSI, spiuni I.M e ndihmoi viktimën e tij Filip Talo, të largohej në SHBA, ku po vazhdon ende procedurat për të marrë shtetësinë, prandaj i duhej dosja si i burgosur politik gjatë diktaturës; por as vetë Filipi nuk e dinte, se spiuni ishte një shok klase me inicialet “I.M”, që doli se është “bamirësi” i tij kryeministër, Kryetar Kuvendi e President, i cili i kërkoi të deklaronte se nuk është Ilir Rexhep Metaj dhe ai e bëri e u zhduk

Një ditë pasi Ilir Metaj la Presidencën, Autoriteti i Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, i publikoi një dokument zyrtar si ish-spiun gjatë viteve studentore, shoqëruar me fashikullin që provon, se I.M ka spiunuar shokun e tij Filip Talo.

Tre ditë më pas, në mediat e familjeve Berisha- Metaj u publikua intervista e Filip Talos, i cili deklaroi se spiuni I.M që e përgjoi, dhe e raportoi të sigurimi në vitin 1989, nuk ka qenë Ilir Rexhep Metaj, por një I.M tjetër, student e shok kursi në Fakultetin Ekonomik.

Në fund të intervistës së tij, i spiunuari Filip Talo, deklaroi se kishte nisur procesin gjyqësor ndaj Autoritetit të Dosjeve për përgojimin e emrit të tij dhe nxjerrjen e të dhënave personale, madje dhe ndaj mediave që e publikuan.

Por deri sot, në Gjykatën Penale e në Gjykatën Civile të Tiranës e rretheve, nga shtetasi Filip Grifor Talo i datëlindjes 14.07.1969 e banues në Lushnje, nuk është regjistruar elektronikisht apo me shkresë e me Prokurë të Posaçme, asnjë Akt-Padi ndaj Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit.

Deklarata me të cilën, Filipi mohoi që spiuni I.M nuk është Ilir Rexhep Metaj, dhe kërcënimi se do hapte gjyq penal e civil ndaj Autoritetit të Dosjeve e drejtueses Genta Sula, u servir si “gjellë” e gatshme e porositur nga spiuni I. M, për dy fakte:

1. Filip Talo nuk ka bërë asnjë Akt Padi në Gjykatë dhe pasi ka dalë që pas inicialeve të spiunit I.M është Ilir Metaj, ka kërkuar anulimin e tërheqjes së dosjes.

2. Gjatë viteve 1999-2002, kur Ilir Metaj ka qenë kryeministër, Filip Talo ka qenë me punë shef kontrolli në dogana e tatime, ndërsa gjatë pushtetit PD-LSI, spiuni I.M me detyrë zv/kryeministër e emëroi Drejtor të Tenderëve dhe Kontrollit të Cilësisë së Karburanteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, ku sipas KLSH-së, Filipi u kap në vjedhje me tenderë dhe mashtrime e afera korrupsioni me bosët e karburanteve.
Gjatë pushtetit PS-LSI, spiuni I.M e ndihmoi viktimën e tij Filip Talo, të largohej në SHBA, ku është në procedura për të marrë shtetësinë, prandaj i duhej dosja si i burgosur politik gjatë diktaturës.
Por nuk e dinte, se spiuni, ishte një student me inicialet “I.M”, që rezultoi se është “bamirësi” i tij kryeministër, Kryetar Kuvendi e President, i cili i kërkoi t’i bënte nder, duke bërë deklaratën mohuese, se ai që e kishte përgjuar e spiunuar, nuk është Ilir Rexhep Metaj, por një I.M tjetër.

Fakt/ Prej 1 muaji, edhe Ilir Metaj ka deklaruar se do bëjë Akt-Padi gjyqësore penale e civile ndaj Kryetares së Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula, ortaken e Monikës në ndërtim pallatesh.

Por akoma nuk e ka bërë, siç nuk ka bërë Akt- Padi as ndaj gazetës austriake “Kronen Zeitung”, lidhur me lobimin 700 mijë Euro për 1 fotografi me ish-Presidentin Donald Trump.

E vetmja lëvizje dosjesh gjyqësore, që deri tani ka lidhje me zullumet e Ilir Metajt, është hetimi që ka nisur SPAK ndaj tij, për mashtrimin të dhënat personale dhe aferat e korrupsionit./Pamfleti

Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare Ilir Meta Pse heshti Filipi i dosjes “I.M”?