Aktualitet19 Gusht 2022, 11:56

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

Shkruar nga Pamfleti
Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”,

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

Me firmën e Sali Berishës si Kryetar i Këshillit të Territorit në vitet 2005-2013, këto trafikantë kanë zhvatur troje shteti e kanë marrë leje për 8 kulla dhe 52 pallate në Bllok, Rruga e Elbasanit, zonat “Astir”, “Fresku”, “Yzeberish”, “Ali Demi”, “Farkë- Liqeni” dhe “Komuna e Parisit”, të cilat deri në muajin korrik 2011 i ka firmosur edhe Edi Rama. Por ja çfarë i kanë dhuruar Shkëlzenit e Argitës te “Tirana Ring Center”, trafikantët e kullës “Skënderbe”

Më 15 gusht 2022, gazeta “The Guardian” ka publikuar një analizë denoncuese për kullën “Skënderbeu” në qendër të Tiranës, që po ndërtohet me milionat e trafikut të kokainës.

Më 16 gusht, “Pamfleti” publikoi detaje me prova qeveritare, policore e të drejtësisë, që faktojnë se kjo kulla “Skënderbe” në qëndër të Tiranës, po ndërtohet me miliona të siguruara nga trafiku i kokainës Kolumbi-Spanjë, që bëjnë familjarët e dy investitorëve.

Sipas Lejes së Ndërtimit Nr. 9, datë 20.06.2018, dhënë nga kryeministri Edi Rama, financues të kullës “Skënderbe” janë Viktor Ndoci e Ylli Braka, nëpërmjet firmës së tyre “VI&VI Shpk”.

Në raportin e OFL, citohet se vlerën afro 42 milionë Euro të kësaj kulle, ortakët Viktor Ndoci e Ylli Braka e kanë siguruar nga Arjan Ndoci, vëllai i Viktor Ndocit dhe ortak me të dy në firmën e ndërtimit, i cili u arrestua në Spanjë me 1.5 ton kokainë e 1.5 milionë Euro në makinë.

Çudi është, se Sali Berisha që publikon çdo aferë korrupsioni e lidhjesh të Edi Ramës me trafikantët, nuk reagoi për këtë kullë me investitorë trafikantë, të cilëve Rama ua ka dhënë lejen.

Çfarë halli “ia qepi gojën” Saliut, kur e lexoi dhe i dëgjoi provat se kjo kullë e Arjan e Viktor Ndoci dhe ortakut Ylli Braka, po ndërtohet me para të siguruara nga trafikimi i kokainës?

Saliu heshti, megjithëse u provua dhe nga gazeta britanike “The Guardian” e “Pamfleti” , se Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave vuri në dijeni kryeministrin Rama, që 42 milionë Euro financim i kullës “Skënderbe” po bëhet me financa kokaine, por ai i shpërfilli.

Madje Saliu heshti dhe 2 ditë më parë, kur “Pamfleti” publikoi faktin se OFL i kërkoi Arjan e Viktor Ndocit dhe Ylli Brakës, deklarimin e burimit të pasurive personale e të ndërtimit të kullave, por me urdhër të Ramës u lanë në heshtje.

Shkaku i heshtjes së Sali Berishës për këtë kullë kokaine, lidhet me faktin, se gjatë pushtetit të tij 2005- 2013, vetë Saliu dhe djali e dhëndri i tij, kanë patur lidhje punësh e interesash me trafikantët ndërtues Arjan e Viktor Ndoci dhe Ylli Braka,

Me këta, Saliun i ka lidhur Bashkim Ulaj, i cili bashkë me Viktor Ndocin e Ylli Brakën, përcaktonin zonat dhe ndanin lejet e ndërtimit të pallateve e kullave, duke futur në pjesë edhe Shkëlzen Berishën e dhëndrin Malltezi.

Psh., më 5 korrik 2006, Sali Berisha urdhëroi shkatërrimin e mbikalimit të Zogu i Zi, për t’i hapur shesh ndërtimi e për t’i dhuruar truallin 6200 m2 pronë shteti, trafikantëve Arjan e Viktor Ndoci dhe Ylli Braka, për të ndërtuar “Tirana Ring Center” te Zogu i Zi.

Për të pastruar veten nga ai pazar me këto trafikantë, Saliu përhapi në mediat e Irfanit e Sandrit, se në këtë qendër tregtare kishte (dhe ka) pjesë kunati i Lulzim Bashës.

Por Saliu nuk arriti ta fsheh faktin që te “Tirana Ring Center”, 50% të 1 kati parking, 7 nga 50 apartamentet dhe 800 m2 nga 4200 m2 zyra, i kanë Shkëlzeni e Argita me bashkëshortin.

Kujtojmë, se trafikantët financues të kullës “Skënderbe” në qendër të Tiranës, Arjan e Viktor Ndoci dhe Ylli Braka, me firmën e Sali Berishës si kryeministër e Kryetar i Këshillit të Territorit në vitet 2005- 2013, kanë marrë leje ndërtimi për 8 kulla e 52 pallate në Bllok, Rruga e Elbasanit e zonat “Astir”, “Fresku”, “Ali Demi”, “Farkë-Liqeni” dhe “Komuna e Parisit”, të cilat deri në muajin korrik 2011 i ka firmosur dhe Edi Rama. (Në vijim skandale të tjera)./Pamfleti

Kryesore #Kulla "Skenderbe" #Ylli Braka Sali Berisha Viktor Ndoci