Është jashtëzakonisht e rrallë të shohësh protesta në Kinë, ku shteti kontrollon pjesën më të madhe të jetës. Autoritetet shtrënguan kontrollet mbi shoqërinë civile, median dhe internetin kur presidenti Xi Jinping erdhi në pushtet një dekadë më parë.
Që atëherë, Kina ka shtypur mendimin kundër dhe është munduar të ndërtojë një shtet mbikëqyrjeje të teknologjisë së lartë. Vëzhgimi është veçanërisht i rreptë në Xinjiang, ku qeveria kineze akuzohet se ka mbajtur deri në dy milionë ujgurë dhe pakica të tjera etnike në kampe.
Një raport i Kombeve të Bashkuara këtë vit përshkroi një rrjet survejimi “invaziv” në Xinjiang, ku bazat e të dhënave të policisë përmbajnë të dhëna biometrike si skanimet e fytyrës dhe të syrit.
Protestat zhvillohen në Kinë, por është e rrallë që ato të jenë në këtë shkallë.
Veçanërisht të pazakonta janë thirrjet për dorëheqjen e Presidentit Xi. Megjithatë, shqetësimi është rritur muajt e fundit pasi publiku humbet durimin me strategjinë e qeverisë për zero-COVID.


