Aktualitet17 Maj 2018, 12:24

Pse LSI po tregohet agresive me Perëndimin në këto momente?! Rama takime miqësore me Vuçiç dhe Tsipras, reagimi i Monikës

Shkruar nga Pamfleti

Pse LSI po tregohet agresive me Perëndimin në këto momente?! Rama takime miqësore me Vuçiç dhe Tsipras, reagimi i Monikës

Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Saimitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor, që zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

Ai është fotografuar duke u takuar miqësisht me Aleksandar Vuçiç të Serbisë dhe Aleksis Tsipras të Greqisë.

Por interesant është qendrimi i LSI-së ndaj BE-së, shkruan Tema.

Monika Kryemadhi ka deklaruar se Edi Rama nuk duhej të shkonte sot fare në atë takim, duke bojkotuar kështu Saimitin e BE-së.

Ajo ndërkohë përsëriti akuzat e Ylli Manjanit, se Edi Rama kishte blerë me një milionë euro, takimin me presidentin francez, Emanuel Macron.

Qendrimet e LSI-së ndaj ndërkombëtarëve janë duke u bërë gjithmonë e më agresive, dhe duket se kjo parti po shkon drejt qendrimeve të partive ekstremiste anti-europiane.

Ajo që nuk kuptohet, është fakti pse LSI po tregohet kaq e ashpër më Perëndimin në këto moment!

A mos ka të bëjë vallë fakti që BE kërkon zbatimin sa më parë të reformës në drejtësi dhe kapjen e “peshqve të mëdhenj”?!

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155813925336523/

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

 

Aktualitet