alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Pse Meta po njeh 30 Qershorin?

14/01/2022, 22:14
ne Forum
A A
Lulëzon aleanca e "nongratave"/ Meta në krah të Berishës, sulmon ministrin e Brendshëm: Turp që merret me akuza!

Lulëzon aleanca e "nongratave"/ Meta në krah të Berishës, sulmon ministrin e Brendshëm: Turp që merret me akuza!

Gjashtë qytetet kryesore pa kryetar bashkie janë në fakt dhe 6 qytete përfaqësuese ku Berisha me Metën shpresojnë të dëmtojnë Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, për ta pasur si argument se ai duhet tu gjunjëzohet atyre.

Shkruan Mero Baze


-Lexo edhe:

Nëse Putini do të ishte grua …

Megjithatë, Ilir Meta e ka arritur suksesin e parë

Ilir Meta ka vendosur të përfshihet edhe institucionalisht në konfliktin e brendshëm në Partinë Demokratike në krah të Sali Berishës. Njeriu që prodhoi një datë të paligjshme për zgjedhjet lokale më 2019, duke i shtyrë ato në mënyrë antikushtetuese, dhe njeriu që prej një viti pasi Komisioni i Venecias i ka dhënë legjitimitet të plot zgjedhjeve të 30 Qershorit, vendim që u përsërit nga Gjykata Kushtetuese, nuk pranon të dekretojë zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki, sot papritur u shfaq duke reflektuar për këtë kërkesë dhe duke lënë të kuptohet se do ti hap rrugë zgjedhjeve të pjesshme lokale në gjashtë bashki.

Vendimi i cili në fakt do të mbyll një anomali shqiptare prej më shumë se dy vitesh e gjysmë, në të vërtet nuk bëhet as si reflektim i tij për legjitimitetin e zgjedhjeve as si detyrim kushtetues i tij, por si detyrë politike ndaj Sali Berishës.

Duke qenë se kriza institucionale brenda PD, praktikisht e ka nxjerr Sali Berishën jashtë PD, e vetmja mënyrë që ka Berisha e Meta të kërcënojnë Bashën dhe të kenë një mundësi të mbajnë në këmbë foltoren e tyre, është të jetë fushatë zgjedhjesh.

Gjashtë qytetet kryesore pa kryetar bashkie janë në fakt dhe 6 qytete përfaqësuese ku Berisha me Metën shpresojnë të dëmtojnë Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, për ta pasur si argument se ai duhet t’u gjunjëzohet atyre.

Lulzim Basha ka të drejtën e caktimit të kandidatëve në emër të Partisë Demokratike, ndërsa Berisha nuk do të pranojë të regjistrojë një parti të re para zgjedhjeve.

Në këto kushte ai do të planifikojë të nxjerrë kandidatë të pavarur të mbështetur prej tij dhe Metës, ose akoma më ekstrem, mund të mbështesë kandidatët e LSI. Në të dy rastet objektivi nuk është fitorja por dëmtimi i PD dhe Lulzim Bashës.

Ky është i vetmi motiv që e detyron Ilir Metën të dekretojë zgjedhjet e pjesshme lokale, për të cilat deri dje ishte betuar se nuk do ti dekretonte kurrë.

Edhe me këtë gjest Meta po dëshmon se në gjithë detyrën e tij si President, ai është udhëhequr vetëm nga interesi politik dhe përdorimi politik i atij posti. Ai nuk ka pranuar asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese kundër tij dhe në disa raste ka injoruar detyrimin për zbatimin e ligjit.

Vetëm se në këtë rast ka një interes të përbashkët me Sali Berishën, ai po vihet në lëvizje. Dhe për ta bërë më të qartë se tani është kryetar “de facto” i opozitës, publikon dhe mesazhe me njerëzit e PD që aspirojnë të jenë kryetar, të cilët nuk i raportojnë më Berishës, por Metës, duke dëshmuar se trazirat kishin dy komandantë. Dhe tani po shpall zgjedhje jo se e ka detyrë kushtetuese, por se e ndjen detyrim ndaj pozicionit poshtërues që ka Berisha pas flakjes në rrugë nga Lulzim Basha.

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Forum

Nëse Putini do të ishte grua …

11/08/2022, 23:36
Forum

Megjithatë, Ilir Meta e ka arritur suksesin e parë

11/08/2022, 20:18
Forum

Ç’kodimi i shpërthimit të Ilir Metës!

11/08/2022, 19:57
Forum

Meta presion Berishës për Tiranën, si akt ‘pendese’ për ‘vuajtjen’ nga dosja e Sigurimit

11/08/2022, 19:00
Dështimi që s'do lejuar!
Forum

Dështimi që s’do lejuar!

11/08/2022, 14:00
Meta që ndërtoi pallat tek 'Astiri' bëhet merak për Tiranën! Vajton Havziun dhe dekoroi ish-sigurimsa
Forum

Meta që ndërtoi pallat tek ‘Astiri’ bëhet merak për Tiranën! Vajton Havziun dhe dekoroi ish-sigurimsa

11/08/2022, 13:59
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Gjashtë bashkitë, një test i mundshëm elektoral Basha-Berisha

Gjashtë bashkitë, një test i mundshëm elektoral Basha-Berisha

Erdogan 'zbarkon' të hënën në Tiranë, zbardhet axhenda

Erdogan 'zbarkon' të hënën në Tiranë, zbardhet axhenda

Lajmi i Dites

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

11/08/2022, 10:57

Lajmet e fundit

Nëse Putini do të ishte grua …

11/08/2022, 23:36

Goran Rakiç takohet me komandantin e KFOR-it, kundërshton vendimet e Kurtit

11/08/2022, 23:28

Arrestimi i Sokol Bodes, Alibeaj: Policia e lidhur me krimin dhe trafikun e drogës, Rama kanabizoi vendin

11/08/2022, 23:02

Metës nuk i del inati, tjetër thirrje durrsakëve për të rrëzuar Ramën: Duhet të reagoni, të mbrojmë identitetin tonë

11/08/2022, 22:56

E pazakontë në Itali/ Hapën tunel për të grabitur bankën dhe u bllokuan brenda, lajmërojnë policët që t’i shpëtojnë

11/08/2022, 22:44

“Piramida e Saliut po shkërmoqet”, Frrok Çupi: Foltorja do të shpallet armatë terroriste nëse provokon trazira dhe dhunë në shtator

11/08/2022, 22:42
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In